Gazetarja dhe moderatorja e njohur e kulturës, Fjodora Fjora, e ftuar në “Ftesë në 5” ka treguar detaje lidhur me rritjen e djalit të saj, Alteos.
Fjodora tregoi se ta rriste e vetme djalin e adoptuar ishte mjaft e vështirë, pasi punonte me orë të zgjatura për shkak të profesionit.
Ajo tha se është mjaft e vështirë për të marrë sfidën krejt e vetme. Po kështu, Fjodora ka ndarë me publikun edhe dilemat që ajo kishte si në përzgjedhjen e kopshtit, apo blerjen e një celulari.
Më e vështirë bëhej fakti kur ajo ishte në punë, dhe i duhej të bënte sakrifica për të mbërritur në kohë për të marrë djalin nga kopshti.
“Është sfidë e madhe ta marrësh këtë sfidë vetëm. Në asnjë rast nuk është e lehtë të jesh prind. Kam një dilemë, është duhet t’ja lejojë teknologjinë apo jo? Mu desh të mendoja nëse do ta çoja në kopsht publik apo privat.
E çova për disa kohë në një kopsht privat, dhe shpesh herë punoja vonë dhe më mbetej djali në kopsht. Po nuk i thoja edukatoreve që isha në punë. Se ke idenë sa turp më vinte. Nuk është aq e thjeshtë”, tha gazetarja.