Bota

Nuk e mposhti dot sëmundjen. Ndahet nga jeta moderatorja e njohur italiane


               Publikuar në : 15:15 - 13/08/19 Enno

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare moderatorja e njohur italiane, Nadia Toffa, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.

Lajmi bëhet i ditur nga redaksia e emisionit “Le Iene”, përmes një postimi prekës në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot.”

Pas një sëmundjeje që e preku dhjetorin e 2017-s, Toffa iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, e më pas edhe kimioterapisë dhe radioterapisë.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë.  Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars, gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”, tregonte ajo për sëmundjen.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT