E martë, 27 Tetor, 2020
19 C
Tirana

“Nuk e harroj ore burri i dheut”/ Skandali, 3 vjet asnjë hetim për grabitjen e 13 mln lekëve

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Fiks Fare denoncoi një skandal që ndodh në organin e akuzës në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e këtij qyteti ka mbajtur tre vjet të pazbardhur dosjen e një grabitjeje edhe pse i njeh autorët. Punonjësit e policisë, oficeri i policisë gjyqësor tregojnë se janë gjetur autorët, por hetimet janë bllokuar në prokurori.

Vetë prokurori i çështjes pranon se i ka zvarritur hetimet dhe i sugjeron denoncuesit të bëjë vetëgjyqësi.

Skandali ka ndodhur në Prokurorinë e Elbasanit, ku prokurori Hektor Mushi dhe inspektori i krimeve Sefer Shuka pranojnë fajësinë e tyre për vonesën në hetimin dhe zbulimin e ngjarjes.

Denoncuesit Bashkim Bajrami të cilin pas tre viteve ende nuk i kishin dhënë zgjidhje edhe pse autorët diheshin, iu drejtua emisionit Fiks Fare për të gjetur drejtësinë e munguar. Vjedhja e banesës së z. Bajrami ka ndodhur tre vite më parë, në afërsi të Llixhave në Elbasan. Në shtëpinë e tij ai kishte 13 milionë lekë të vjetra. Ai sapo kishte kyçur shtëpinë e ishte nisur për në punë, hajdutët kishin mundur t’i vidhnin sasinë e lekëve dhe ishin larguar në drejtim të paditur. Pak ditë pas ngjarjes, Bashkim Bajrami tregon për “Fiks Fare” se kishte takuar avokatin Bardh Preçi, i cili i kishte treguar se e kishte thirrur prokuroja e çështjes Elveta Stafa dhe i kishte treguar se një nga hajdutët ishte edhe i afërmi i avokatit dhe duhet të bashkëpunonte me të për ta mbyllur çështjen.

Bashkim Bajrami thotë: “Më kanë vjedhur shtëpinë 12 nëntor 2016. Lajmërova policinë. Me kishin marrë 13 milion lekë të vjetra. Pas dy tre ditësh vjen operativi i zonës më tha Bashkim, do të ndihmoj me mish e shpirt. Më 10 shkurt vete tek prokurorja e çështjes Elveta Stafa, nuk më thirri shkova vetë. Më tha dosja jote nuk ka fakte. Fol me Xhevit Bicin i thashë, (inspektorin e rendit për zonën) ai e di mirë se kush janë hajdutët. Hajdutët janë Ervis Gjyla, Bujar Preçi me gjithë djalin, Arben Preçi, Denis Alusharari këta janë të sigurt”.

Më pas, ai tregon se prokuroria kishte komunikuar me inspektorin e zonës dhe ky i fundit i thotë se nuk çahet. “Mora informacion se një avokat Bardh Preçi e dinte saktësisht çështjen time. U takuam dhe më tha“, kur je vjedhur ti mua më ka marrë prokuroja Stafa dhe më ka thënë hajde tek zyra. Më tha është bërë një vjedhje në Llixhë , është një Preç, nëse e ke gjë ti ta ndihmojmë”. Me 16 nëntor e kam marrë në telefon i thashë unë do ta bëj publike këtë punë. Më tha do të q… r.., do të hap kafkën nëse e bën publike” tregon Bashkimi.

Pas një vit e gjysmë prokuroja mbyll hetimet pa autorë të ngjarjes. Kjo ka detyruar Bajramin që të takoi ish prokurorin Ardian Nezha, i cili ka urdhëruar rihapjen e hetimeve dhe çështjen ia ka kaluar një tjetër prokurori të Elbasanit Hektor Mushit. Bashkim Bajrami ka denoncuar prokuroren Elveta Stafa dhe avokatin Bardh Preçi për pengim të hetimeve, deri tani as është thirrur nga organi i akuzës qoftë për vjedhjen e banesës apo edhe të kallëzimit për prokuroren Stafa dhe avokatin Preçi. Ndërsa hajdutët e shtëpisë së tij dihen, fakt të cilin në biseda e pranon inspektori i krimeve dhe inspektori i rendit, prokuroria akoma nuk i ka thirrur për t’i pyetur ata. Ata largojnë fajin nga vetja në bisedë më Bashkimin dhe thonë se dosja është në prokurori dhe aty çalon e gjithë puna. Prokurori Hektor Mushi, në takim me denoncuesin i tregon rrugën e vetëgjyqësisë qytetarit, ose ndryshe duhet të presë, pasi dosjen e ka inspektori i krimeve ai i ka vonuar hetimet sipas tij. Ndërsa Bajrami këmbëngul që të ballafaqohet me hajdutët, por edhe me personat që po e mbulojnë atë. “Kërkoj vetëm drejtësi, pasi këtë nuk do e lë me çdo çmim” shprehet ai për Fiks Fare. Ndërkohë nga bisedat me prokurorin Hektor Mushi ai pranon se e ka lënë pas dore çështjen, duke u justifikuar se është shumë i zënë me punë.

Takimi i qytetarit me OPGJ
Qytetari – S’jemi takuar hiç më more burrë?
OPGJ – Po s’jemi takuar me thënë të vërtetën
Qytetari –Po ça bahet?
OPGJ – Që unë dje isha me prokurorin për atë Zot që është lartë dhe më tha Sefer unë i kam dhënë llafin atij burri që do bëhet ç’është e pamundur. Ne presim përgjigjen e nja dy shkresurinave që kemi dërguar lartë dhe shumë shpejtë them se do të japim drejtim. Ata personat ( hajdutët ) kanë lëvizur këto ditë këtej ? Janë këtu apo janë jashtë?
Qytetari –Njani ai avokat që kam bërë denoncimin ka ikur një herë.
OPGJ – E po çarë denoncimi?
Qytetari – Pse ore burrë unë bëra ballafaqimin, pse s’më thirrët një herë për së dyti.
OPGJ – Me Bardhin? Po të thirra një herë ty
Qytetari – Erdha vetë, do bëjmë ballafaqim një herë tjetër me letër, kështu po e bëjmë formalisht më the, apo s’më the kështu?
OPGJ – Ballafaqimin me letër e bëjmë kur të duash
Qytetari –Po ku do ta kapish ma?
OPGJ – Po ça ti bëj unë bardhit? Bardhi ka dhënë shpjegime, ka ardhur në polici janë shpjeguar.
Qytetari – Bile të tregova edhe faktin, që më the bravo Bashkim, bravo të lumtë.
OPGJ – Ça thashë?
Qytetari – Atë që thashë që kishte folur ai çuni i xhajës.
OPGJ – O Bashkim i merre në konsideratë gjykata këto llafet?
Qytetari – Këto nuk s’janë llafe ai është çuni i xhajës atij që ka folur. Më kanë përmbysur shtëpinë nuk e harroj ore burri i dheut.
OPGJ – Ore unë e kam parë në fotografi si e kanë bërë shtëpinë. më vraftë Zoti po nuk kam asnjë mundësi më shumë të të ndihmoi. Po murit me kokë si bie dot. Hekuri rrihet me të nxehtë, ato ditë të para kur ndodhi ishin gjërat më të freskëta.
Qytetari –Po ka 100 fakte more burrë. Ajo letra që është atje
OPGJ – Letra është e atij që të ka thënë ty. Ai që të tha o Bashkim kështu, kështu ai e ka bërë edhe letrën.
Qytetari – Letrën e ka bërë ajo komshia? Është grua
OPGJ – Pse nuk del ajo gruaja?
Qytetari –Del ajo, po se keni thirrur ju. Pse ore kështu do vazhdoi, a e kupton se po më vrisni o burrë.
OPGJ – Po kush po të vret
Qytetari – Avokati është me fakte ore burrë. Avokati më ka kërcënuar mu, më kanë thirre edhe në komisariat.
OPGJ – E di ka dhënë shpjegime .Ajo gurja si e ka emrin
Qytetari – Po thirre të shoqin e gruas se të thotë vetë ai. A. Gj, thirre more A ai më tha e ka pa gruaja me gjithë gocë.
OPGJ – O Bashkim po nuk po të bën njeri hile
Qytetari – Ore avokati nuk duhej të dilte more burrë, pa më bërë mua ballafaqim të shkruante në letër. Ti shkruaje or burrë, të kam thënë hapur more vuri i dheut . Të kam thënë hapur ja dëgjoje ore burrë sja kam treguar asnjërit. Po më vrisni more burrë a e kupton?Të shohësh hajdutin për çarë, më ka përdhunuar shtëpinë, më ka q… nanën.
OPGJ – Ne nuk po të vrasim ty, ne do të vrisnim ty në qoftë se do i gjenin dhe do i lëshonim
Qytetari – Autorët jua kam thën unë, ju ka thënë edhe Xh. B. Të ka thënë po është Fani. Ka telefonatë për atë punë, më ka marrë me 9 shkurt Xh. B më ka thënë Bashkim jena 300 % po ti ruaj gjakftohtësinë. E kam atje është e regjistrime.
OPGJ – Po Xh pse nuk vjen ta dëshmojë atë të japi dekoratë.
Qytetari –Nuk e di pyete më thirre mua në ballafaqim me Xh.
OPGJ – Ja do të thërres unë ty.
Qytetari –Të hahem unë me prokuroren Elveta Stafën? Me Elvetën për atë kam bërë denoncimin, por ama më ke thënë ti bravo Bashkim. Kështu do ecim more burrë?
OPGJ – Për atë Bardhin ( avokat)
Qytetari – Bardhi nuk duhet të ikte pa shkruajtur
OPGJ – Nuk e ndaloj, dot.
Qytetari – E di ça më ka thanë mu? Do të q.. robt në qoftë se do e bësh publike më tha do ta hap kafkën. këta e di që ma ka thënë
OPGJ – Po ai ishte psikopat
Qytetari – Po nëse ishte psikopat të hyjë në burg, atje në spital
OPGJ – Për Zotin psikopat ishte ai. Letrën e ka bërë e shoqja e A. Gj the ti?
Qytetari – Pyet A se A të trego, thirre A. Gj e shihe ça do të thotë.
OPGJ – Kush e mbulon tani zonën? I plotfuqishëm kush është?
Qytetari –Pse nuk e di ore burrë dhe të plotfuqishmin e zonës nuk e di. Ty të ka thënë Xh. B jo ty, i tha Alket Cjapit ik tek libri i shërbimit se unë kam shkruajtur diçka atje.
OPGJ – Jo
Qytetari – Tani unë kam qenë në zyrë kur kam vajtur tek shefi i komisariatit.
OPGJ – Panë librin e shërbimit
Qytetari –E kanë pa dhe mori dy rrjeta shefi i tyre, tha o Bashkim këto dy gjëra dua, nuk dua asnjë gjë tjetër.
OPGJ – J.. është i plotfuqishëm?
Qytetari – J..
OPGJ – Inspektorin e rendit që mbulon zonën.
Inspektori i rendit zonës – Urdhëro
OPGJ – O J.. Sefer Shuka jam unë inspektori i krimeve. Ore është një A. Gj në treg a do ma njoftosh të vij të ma takoi një qik nesër mua? Nesër në orën nëntë jetë këtu tek zyra imë.
Inspektori i rendit zonës – Mirë
Qytetari – Sy vjet ore burrë
OPGJ – Ne na kanë vonuar ato kompanitë celulare që të mos gënjejmë.
Qytetari – O Sefer unë pak a shumë e do se u bën dy vjet që unë vij për çark. Sepse mua më kanë marrë fytyrën po ta them edhe një herë.
OPGJ – Po i gjetëm lekët do ti marrësh ti. Pre unë i bëj një analizë gjërave sepse i kanë ditur i kanë marrë kanë lënë enën.
Qytetari –Ku e gjeti prokurori që është i Preçve në krye të pesë ditëve. Ku e gjeti. Prokurore Elveta Stafa ku e gjeti? Është një Preç nga llixhat që ka vjedh Bashkim Bajramin me gjithë familje. Ku e dite?. Nga e di, nga e mori vesh? Unë e di kush është, ore më ballafaqoni me hajdutët ka ma mirë
OPGJ – Mua ma kanë vjedhur dy herë shtëpinë
Qytetari – Ore normale më the i gjete
OPGJ – Për Zotin
Qytetari – I gjete më the i gjeta nëpërmjet këpucëve
OPGJ – I gjeta
Qytetari – Kështu the, për veten tate i gjeteve vetëm nëpërmjet këpucëve, kështu me the hallall të qoftë.
OPGJ – Asnjë gjë s’u bëra. Ja të shikojmë një herë për punën e letrës se e ka bërë gruaja e tij se ka bërë qysh tek se, të shkojmë e do flasim prapë. Mirupafshim.
Takimi me inspektorin e rendit
Qytetari – Unë isha te Seferi ime
Inspektori i rendit – Sefer Shuka?
Qytetari – E, edhe Seferi më tha do të thërras nesër ty, të kam treguar një letër ty, do të thërras nesër. Ba ç’është e mundur më ndihmo një çik, kemi bërë gjithë këtë punë bashkë. A do t’ia dalë kësaj pune a zdo tia dalë?
Inspektori i rendit – Dëgjo Xh… kjo do të dali. Mbaje mënd nga unë kjo është e vërtet.
Qytetari – Nuk është e lehtë të shikosh hajdutin me sy
Inspektori i rendit – Prit se do dalë. Xh.. vetëm do të këshilloj diçka, Bash, a durove kaq duro edhe pak.
Qytetari – Dy vjet e ca more burrë
Inspektori i rendit – Edhe tre
Qytetari – Do e mbyllin
Inspektori i rendit – Jo nuk mbyllet
Qytetari – Po e mbyllin këta
Inspektori i rendit – Po nuk mbyllet o Bash krimet e rënda nuk mbyllen dëgjo Xh. B se jam unë.
Qytetari – Të kujtohet kur kam vajtur tek shefi i komisariatit që qove ti?
Inspektori i rendit – E
Qytetari – Halimi më thirri mua kur vajtëm në zyrë atje, duke shpjeguar siç e di muhabetin ti ai gjeti dy gjana të shkruajtme atje, te bllok shërbim ça e keni atë atje?
Inspektori i rendit – Po, po
Qytetari – E gjeti aty më tha o Bashkim, që atëherë më ka thënë këto dy gjëra desha e nuk dua ma dhe nuk më la të flisja ma. Se ça është tek blloku i shërbimit se ça është shkruajtur atje nuk e di. E di i tha çunit tim vëllai i atij hajdutit
Inspektoi i rendit – He?
Qytetari –Nuk keni për të ça se është paguar lekë i madh.
Inspektori i rendit – E bravo, këtë duam ne, filluan të dalin tanimë fillojnë tani këto nuk a mbyll. Do jap unë dekoratë në çdo moment o Bashkim. Ore do venë në burg edhe ministrat ore burrë,jo ma hajdutët ordiner. Ky i ka vjedh Bashkim Bajramit 10 milion lekë, do shpallet dhe do jetë e garantuar ai do futet në burg dhe kaq. Kjo është e garantuar. Shih ti çfarë dokumentesh kam unë për të. Ai dokumentacion që kam Xh. B në momentet e fundit do e jap atje ku duhet me dhanë kaq, po ta them si burri i burrit more burrë. Unë e kam me dokumenta i kam të shkruajtur janë atje, janë me firmë. Se kanë zgjidh këta ta mbajnë përgjegjësin këta që se kanë zgjidhur. E drejta do ta dalë shumë shpejt. Do të dalë kush e ka bërë këtë. letrat janë, sepse nuk janë shfletuar letrat o Bash, nuk janë shfletuar letrat o Bash.
Qytetari – Mbyllet
Inspektoi i rendit – Po nuk mbyllet ma, kam unë kopjet, flas me kompetencë nuk flas kështu. I kam dorëzuar letrat kam kopjet. Ato do futen në burg. Ta them me kompetencë do futen në burg. Ata persona do futen në burg. Unë të them këto janë të zhytur dhe janë ndihmuar nga neve po ta them ty shoqërore jo të përdoret për keq. Për keq kjo
Qytetari – Ore
Inspektori i rendit – Janë ndihmuar nga kolegët që i kanë dhënë lekët vëlla. I ka dhënë mish i ka dhënë gopi samës janë ndihmuar, unë po të them diçka ai është i zhytur tani. I akuzuar direkt nga unë, kam bërë informacion o vëlla copë. Informacioni nuk humb kollaj. Unë kam kopjen e informacionit se i ve ministrit ti, që u ba tani i ri, ikin për lesh gjithçka or ti.
Qytetari –Kush do e pyes, kush do e pyes
Inspektori i rendit – ore do vij tani sepse u bë KLGJ e gjykatës edhe u bë ajo e prokurorisë ore burrë u bën tani të ri o burrë. ore do futen edhe nga ne në burg, oficerë, policë do futen në burg ore burrë. Që janë të përzhytur në këto punë. Ata kanë vjedhur gjithçka në treg, por është dhënë informacioni shumë i sakët. Tre dokumenta për vjedhjen tënde i ka bërë Xh. B. Tre letra që sinqerisht unë nuk i hedh poshtë. I kam bërë me dorë me shumë saktësi dhe i kam mbajtur kopje.
Qytetari – Më more në telefon, O Bashkim vetëm ruaj qetësin se janë 100 % ata
Inspektori i rendit – Po.
Takim me prokurorin e çështjes Hektor Mushi
Qytetari – Më tha Seferi kështu, kështu, megjithëse Seferi e kam takuar dy tre herë jo se më ka telefonu
Prokurori – Që kur e kemi takuar bashkë ja kam dhënë dosjen atij o vëlla.
Qytetari – Po jo more ai thotë e ka prokurori
Prokurori – Seferi
Qytetari – Po jo më tha vetë ai e ka prokurori
Prokurori – E?
Qytetari – E ka prokurori thash, po ta ketë prokurori do më thërras vetë ai. Më tha vetë ai e ka prokurori. I thashë jo o burrë
Prokurori – Ça ka prokurori?
Qytetari –Dosjen
Prokurori – Jo mo dosjen e ka ai në zyrë. E ka që në fillim fare .Po ç’ke ti ça ti them atij. Ne e kishim filluar me kohë, i thashë kjo punë bëhet kështu, kështu, kështu. Unë i kam lënë detyrë atje. Më gjej numrat e telefonave kush janë e ai mi sjellë me mesazh mu, pra ca kohësh kupton ti ? Shiko kur ma ka çu, me 18 prill ora 9.02 shiko ku ma ka çu. ( i tregon mesazhet ne telefon) Seferi dhe i thashë shikoje me përparësi këtë punë.
Qytetari – Ore unë kam folur hapur me ty, një herë që kemi takuar bashkë, më hapur që kam fol
Prokurori – Për atë punë kemi folur tamam, po unë i kam lënë atij detyra.
Qytetari –Kur them se kam fol
Prokurori – A më pyete sa ça është ba? A më pyete ça është ba, ti lemë këto muhabete koti tani. Unë skam nevojë për llafe, me më duhet punë, nuk dua llafe unë, dua punë.. I thashë këto që më sill kështu nuk i sillën kështu prokurorit me tall leshtë. I kam thënë me shkrim shko verifiko numrat mi merr me letra, qysh e merr me letra. Po ja do ti bëj unë letrat, prit sot, prit nesër i bëj letrat, përgjigjet s’vishin. Si përfundim e di kur ka ardhur përgjigjja kur ka bërë tre herë letrat ai. Ai as i ka çu. Atëherë bëri letrat prapë, ka ardhur përgjigjja para një jave, i kam marrë letrat dhe i janë bashkangjitur ka ardhur edhe ajo kërkesa jote që ke bërë me shkrim atë ditë kanë ardhur letrat nga andej që duheshin. Edhe të hënën i thashë, të hënën, të martën hajde të fillojmë punë i thashë me atë. Do shkosh ti thërrasë, do bëjmë ça do bëjmë.
Qytetari – Kur folëm bashkë, ore i thashë e ke ti ore dosjen
Prokurori – Kur të jemi bashkë ja them në sy, kujt i ke thënë kam pas dosjen, çarë dosje kamë. Unë dosjen ta kam dhënë ty. Ja kam dhënë krejt ati.
Qytetari –Dua me më dal në fund se zben kësaj pune? Kështu e gjykoj unë qofsha gabim
Prokurori – Po gjeje more burrë, po deshe bëje edhe me vetëgjyqësi po deshe.
Qytetari – Drejt asaj jam
Prokurori – Me që ke vajt, ta mbush mendja kaq shumë. Ne do bëjmë punën tonë, unë nuk jam nga llixha sa për dijeni as njoh njeri në llixha hiç . As do t’ia di fare. Ne do bëjmë këto veprime të shohim ça do dali ça s’do dali, të marrim ndonjë mendim
Qytetari – ato janë fundërrina si familje
Prokurori – As se vë në dyshim atë . Problemi është ai, ne ja lamë Seferi. Se Seferi është më afër tyre i policisë është. Me nëndrejtorin rrinë bythë e brekë, kështu që ka, kishte mundësi, që ta bënte më shpejtë këtë punë. Po faktikisht edhe ne jemi të mbytur me punë . Sidomos ata janë të mbytur shumë me punë. Shumë me punë, të mbyt, të mbytë fare , të mbyt, të mbyt. Po këtë të taten mos kujto se e kemi lënë pas dore se janë bërë veprime janë bë , Janë marrë ato numrat janë ba, do vihen në përgjim. Javën që vjen do bëhet kërkesa në gjykatë.
Qytetari –Nuk ja fal trazimin e shtëpisë o burrë
Prokurori – Këto janë punët e tuaja o shoku, nuk janë punët e mia. Ja fal s’ja fal kupton apo jo. Ti që më takove do të dish se ku kemi arrit?
Qytetari –Po deri ku kemi arrit?
Prokurori – Apo doje me më thënë një llafe tjetër.
Qytetari –Ose të pres a të mos pres gjë që edhe unë të mos vij përqark.
Prokurori – Kur të mos presësh ndonjë gjë të vjen me vendim byrazer, thotë kjo dosje u pezullua. Unë do bëj punët e mia, unë s’jam fallxhorë more burrë. Ne s’kemi ba punët, ti thua pa ba punët ti thua ça do ndodhi? Të hënën do e thërras atë Seferin e mora në telefon që atë ditë. E kam marrë që të enjten në telefon. Do e thërras të më sjelli dosjen e ti bëj një fotokopje dosjes. Biles do ta marrë, ja ta marrë syrin tënd. Më sjellë kërkesë mua ai, dosjen e ka vetë. Sefer Shuka, o Sefer, qysh je, ç’far bën? Mirë ditë pushim të mora si ditë pushim do dalë sot nga puna. O vëlla atë dosjen e Bashkim Bajramit tani më ke sjellë kërkesa mua atë kërkesën që ke bërë , po dosjen e ke ti ore burrë unë nuk e kam mua më duhet fotokopje e dosjes. E kam të drejtë, po si do i çoj unë. Pastaj hajde e shikojë të kanë ardhur konfirmimet si do i shikoj, shiko janë të gjitha konfirmimet brenda apo nuk janë. Ka ardhur para një jave. Kan ardhur nga v… nga ku ke bërë shkresat ti. Po hajde të hënën, më sill fotokopjen mua, shiko emrat ku s’të ka ardhur konfirmimi nga ato. për ato numra. Mira pra, hajde të pres të hënën në ora 10 – 11. Hajde gjithë të mirat. E ka lënë edhe ai një çik pas dore. Në fakt faj kam edhe unë një çik sepse ja lën dosjen atij dhe e kam flet mendjen me një fjalë, Po të ishte kujtuar kur të paktën ore ça ke ba e kapim pyetur nja 2 – 3 herë. E kam vënë para përgjegjësisë, e kam kapur para prokurorisë i thashë ore do i mbarosh ato punë se na fëlliqe se unë i kam dhënë llafin atij burri. Të shohim ça do bëjmë. Ça do bëjmë do i hymë a s’do t’i hymë? Hajde o burrë, ke të drejtë prokuror, ke të drejtë prokuror. Do i thërrasim do i flasim do i mbajmë tre muaj në përgjim. Më shumë se tre muaj, deri sa të kapim ndonjë gjë. Kapem ndonjë gjë pasandaj kapem ndonjë gjë, ngeci ndonjë llaf e ndonjë gjë bam, bum, bam, bum zbërthejmë vetëm njërin të paktën. Njërin që ka marrë pjesë, ta zëmë ka qenë ndihmës. Një duhet të flas, po foli një . Po foli një pastaj i fshij un të gjithë. Ndjehem fajtor, ndihe më fajtor në një farë mënyrë sepse duhej të isha marrë më shumë me këtë punë. Në fakt me thënë drejtë o vëlla, edhe unë e kam harru një qik, do isha marrë më shumë një çik me Seferin. Po të jap fjalën nga e hana me që erdhën këto letra, duhej të kishin ardhur letrat. Unë po të doja do i kisha marrë në telefon kisha dërguar njeri vetë atje do i kisha marrë edhe dorazi. I pritëm me postë, deri sa erdhën një herë, deri sa erdhën dy herë. Që nga hana do merrem seriozisht me punën tënde një herë në dyti do e thërras ça ka bërë
Qytetari – Shumë faleminderit
Prokurori – I kam parë edhe do letra, të kanë hyrë në dhomë të gjumit ty
Qytetari –Komplet ore më kanë kthyer shtëpinë përmbys.
Prokurori – Po mirë është e rëndë shumë.
Qytetari –Nuk e harroi unë
Prokurori – Për ne shqiptarët është e rëndë shumë.
Qytetari –Jam Bashkimi do i dalë se s’bën në fund
Prokurori – Ik hajde nga java tjetër hajde të hënën, hajde të martën po deshe, të merkuroren, të enjten hajde kur të duash hajde. E të them kjo punë nisi kështu, kështu. Puna ka filluar me kohë, po tani është ajo faza me i mbledh me ashtu
Qytetari – Shumë faleminderit.
Prokurori – Unë këtë detyrë kam unë po e marrë më shumë se detyrën unë ta dish.
Qytetari – Faleminderit shumë, ma bëj hallall.
Prokurori – Hajde kur të duash./ Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi-Veliajt: I ke deklaruar fustanet Dolce & Gabbana të gruas, po vilat

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur të gjitha akuzave të parashtruara nga ana e kryebashkiakut Veliaj, për vilën private në Gjirin e...

Kryemadhi: I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, Rama ka frikë për zgjedhjet

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përshëndetur deklaratën e Komisionerit për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi. Ai kërkon...

“S’e prisnim kaq të frikshme”/Mjeku shqiptar zbulon moshat më të prekura

Mjeku urolog në spitalin e Brescia-s, doktor Julian Balla ka thënë se ishte e pritshme kjo valë e dytë e pandemisë, por jo një...

Mbi 1.5 milionë dollarë dëm shtetit, pranga ish-drejtorit të Hidrokarbureve

Blutë e Tiranës kanë arrestuar për shpërdorim detyre, ish-drejtorin e Hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për korrupsion,...

Shkencëtarët: Të dhëna të reja për ujë në Hënë

Për një kohë të gjatë Hëna konsiderohej si e thatë. Por shkencëtarët në provat e magmës, të sjella në Tokë prej astronautëve, zbuluan molekulat...