Pak ditë më parë u bë publik çifti më i ri i show-bizzit shqiptar. Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani, një javë më parë bënë publike lidhjen e tyre.
Ishte Alfio ai që me një foto të publikuar me Fatmën në rrjetet sociale, bëri të ditur se midis tyre ka një romancë.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Ftesë pa 5”, në “Top Channel”, Fatma ka folur për herë të parë për lidhjen.
Ajo tregoi se lidhjen ka dashur ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Po kështu, ata në nëntor festojnë 2-vjetorin e lidhjes së tyre.