E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

“Nuk do ta baltos punën time!”/ Kush është kryebashkiaku që lëshon zyrën pa rezistencë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës në detyrë, Fran Frrokaj zhvilloi ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku u shpreh se do të ketë rezistencë gjatë kostituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu, proces i cili do të zhvillohet nesër.

Ndër të tjera, u shpreh se Ndreun nuk do ta presë në zyrë, për arsyen se këto votime sipas tij nuk ishin të rregullta, pasi sipas tij, zgjedhjet e 30 qershorit ishin false.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për një bashkëpunim të gjatë. Në një madat 4 vjeçar ishte maksimumi që mund të bënim aq me teper kur ka një pozite e cila ka tregu me vepra që nuk ka qenë dashmirës. Teorikisht me 10 korrik kam bërë 4 vite në bashkinë e Lezhë dhe duhet të lë mandatin. Mandati i kalon Kryetarit Fitues. Ndreu Nuk do ta pres në zyrë nesër, për një arsye se këto votime nuk ishin të rregullta, ishte një proces fars. Nuk do të bej protesta nuk e kam ndermend të baltosi 16 vite të punës si kryetar bashkie. I uroj mbarevajtje institucionit të bashkisë. Fajësoj gjendjen politike të vendit tim, Shqipëria nuk e meriton të jetë pas 30 vitesh demokraci në këtë situatë”, deklaroi Frrokaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...