E diel, 20 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

Nuk do kandidojë më në Vlorë? Rama i përgjigjet zërave për largimin e tij

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të garojë në Vlorë, në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Rama theksoi se do të vazhdojë të kandidojë në Vlorë, deri kur të mos jetë më kryeministër i Shqipërisë. Kreu i qeverisë tha se është i lidhur me këtë qytet, për shkak se është qyteti i origjinës së tij.

“Meqë u përmendën zgjedhjet. Mos hapni llafe që unë nuk do të jem në Vlorë. Mos i hapni këto llafe. Do thoni ju nuk i hapim ne. Por bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Mjafton të hapësh televizorin çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë. Lëre pastaj të hapesh edhe portalet nëpër xhepa. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra kryetar i PS. Jam edhe tani që jam kryeministër.

Pastaj kur të mos jem më kryeministër do jem edhe më shumë se do kem kohë të shkoj në çdo cep të Shqipërisë. Se më thonë dil shiko realitetin. Por unë i kam rënë Shqipërisë cep më cep. Kur jam duke folur në telefon në makinë e di kur do më ikin valët. Pastaj do më pëlqejë dhe do kem më shumë kohë të bëj këto metrat rreth Vlorës. Jemi bashkë për ta zbuluar deri në fund këtë bukuri që Vlorës t’i dalë zëri gjithandej si vendi ku mund të shkosh dhe të kalosh ditë të paharrueshme duke shijuar mikpritjen nga njerëzit. Këta njerëz nuk janë të ardhur nga hëna dhe as ata që bëjnë gam gam përditë”, tha ai.

Lexo edhe :   Rama flet në France 24 për negociatat, vaksinat, turizmin dhe patronazhistët
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama flet në France 24 për negociatat, vaksinat, turizmin dhe patronazhistët

“Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian, në fund të qershorit, negociata të cilat janë bllokuar prej...

Euro 2020/ Kombinacionet për çdo kombëtare, si kalojnë katër vendet e 3-ta

Cilat kombëtare janë kualifikuar deri tani, cilat mund t'u bashkohet atyre në raundin e 1/8-ave, rregullat në rast barazimi me pikë dhe çfarë i...

SHBA/ Kamionçina hyn mes turmës gjatë paradës LGBT, bilanc tragjik

Një i vdekur dhe dy të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një ngjarjeje që ndodhi dje në mbrëmje në Florida të SHBA-ve, kur...

Vëllezërit që shitën pikturën false dhe zbuluan që pagesa u bë me para false

Historia fillon në 2003-shin, kur vëllezërit Font, nga Girona, Spanjë, blenë pikturën "Portreti i Antonio Maria Esquivel" (Retrato de Antonio María Esquivel), atribuar penelit...

Ozon-Terapia, si aplikohet në trajtimin e hernies diskale

Të ankohesh nga dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. Rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të...