Bota

“Notre Dame” në flakë, Macron: Jam i trishtuar, pranë të gjithë katolikëve

               Publikuar në : 20:42 - 15/04/19 Enno

Një ngjarje tragjike ka përfshirë Francën, pasi gjatë rikonstruksionit ka marrë flakë Katedralja e “Notre Dame” dhe tashmë është djegur pothuajse plotësisht, ku ka rënë edhe kulla. Një ndërtesë historike e ndërtuar në artin gotik me vlera të mëdha kulturore e cila rezulton e ndërtuar rreth 850 vite më parë.

Për këtë ngjarje të trishtueshme ka reaguar në Twitter edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron: ‘Notre Dame de Paris’ në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Pranë të gjithë katolikëve dhe të gjithë francezëve. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën duke u djegur’.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT