E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Nostalgji futbolli/ Sot ka ditëlindjen, dy histori me Karlo Ançelotin

“Kur luaja për Parisin, një ditë bashkë me shokët e tjerë të skuadrës shkuam pas stërvitjes për të ngrënë në një restorant elegant pranë Harkut të Triumfit. Dhe në një moment, Lavezzi thotë: “Po telefonoj njëherë Ancelottin për t’i thënë që të vijë dhe ai”. Ne nuk donim probleme dhe i thamë: “Plak, mos, mos na sill trajnerin k’tu. Je çmendur, do t’na bësh me fjalë”.

Por Laveci, përkundër gjithçkaje, telefonoi Ançelotin dhe i tha: “Ku je? Po hamë në një restorant, eja këtu”.

Kur e mbylli telefonin, menduam që Ancelotti nuk do të vinte, por pas pesëmbëdhjetë minutash ai u duk në restorant. Piu një pije aty me ne dhe na tregoi histori të bukura nga kohët e Milanit. Pas pak, u ngrit dhe na tha: “I’a kalova shumë mirë, por duhet të shkoj në shtëpi. Bëni ç’të doni këtu, por të dielën pres që të luani shkëlqyeshëm.” Na përshëndeti dhe u largua. U pamë me njëri-tjetrin dhe thamë: “Si mund të mos duash të luash për këtë trajner? Duhet të fitojmë shumë për të “.-Tiago Mota

“Nga të gjithë trajnerët që kam kaluar, në dhomën e zhveshjes, Karlo ka qenë padiskutim më i qeti. Ai i mban shqetësimet dhe presionet përbrenda, që ekipi të mbetet i qetë. Dhe fiton e fiton. Edhe ka raste që herë pas here edhe njeriu më i mirë në botë shpërthen. Hera e fundit që ai shpërtheu me të vërtetë ishte në Lugano, pas një humbje miqësore kundër një ekipi të Serisë B në Zvicrër. Dukej i çmendur. Na lloj lloj gjërash, na ofendoi si kafshë. Gjëra të rënda, të papërsëritshme.

Nuk po ndalonte dhe mua më erdhi të qeshja, sepse e kishin lënë pëllumbat: nuk e kisha parë kurrë ashtu. Ishte i gjithi i kuq dhe pranë tij ishte Galliani me kravatë të verdhë: së bashku i ngjanin ylberit. Pas dy ditësh kërkoi falje, sepse ai kurrë nuk e mban inatin deri në fund. Brenda është i ëmbël. Karleto duhet të respektohet gjithmonë dhe në çdo rast.

 Për futbollin e bukur që shpreh.

Për mënyrën se si flet me ekipin.

Për mënyrën se si sillet jashtë fushe.

E kanë portretizuar në një mijë mënyra.

Për mua është thjesht një mik.

Një mik buçko ”.-Paolo Maldini

Sot mbush 62 vjeç Karlo Ançeloti. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...