E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Nostalgji futbolli/ Sot 54 vjeç, disa nga bëmat e Pol Gaskonj

“Udhëtim Romë-Firence me autobus. Ekipi i veshur me uniformë: me xhaketë dhe kravatë. Gazza është ulur në vendet e fundit, ngrihet, kalon para të gjithëve dhe shkon të ulet pranë Zoff-it, i cili po dremit me krahët e mbledhura. Buzëqesh si një klloun, dhe ne shpejt e kuptojmë se ka një nga të tijat në mendje. Tuneli i parë, tuneli i dytë dhe më pas një tunel tejet i errët dhe i gjatë. Pas pak alim nga tuneli dhe …. Gazza gjendet ende ulur pranë Zoff-it, por plotësisht i zhveshur. Ishte zhveshur në tunel. Zoff-i, i palëvizur, me krahët mbledhur, kthen kokën, thotë butësisht: “Gaaazza, çfarë dreqin po bën?”. Dhe kthehhet të dremisë “

(P. Casiraghi)

“Një djalë i vogël, i ndrojtur, kërkon autografin e Pol Gaskonjit. Poli merr topin dhe vë autografin, pastaj bën sikur ia kthen topin fëmijës dhe papritur bum, e godet në liqenin përballë. Tifozi i vogël? Në lot, sigurisht “

(D. Fuser)

“Gjëja më e bukur ishte dita e parë së bashku. Në stërvitje unë ndërroj rrobat, vesh kompletin tim të Rangers-it. Shkoj të marr këpucët e mia dhe ndjej një erë të çuditshme. Ok, mirë, bëj dush, kthehem, thahem dhe vishem. Shikoj nga afër çorapet e mia dhe në fund vërej se ai kishte dalë jashtë … brenda çorapës time! Po po, e kishte bërë brenda çorapeve të mia! Ky është Gaskonji. Pse e bëri? Se ishte i çmendur dhe vdiste për gallata.

“Me Rangers kishim një kod të paracaktuar veshjeje. Në një dyqan Poli më bleu katër apo pesë palë rroba. Ishte klubi që i tha ta bënte. Më pas paratë do të mbaheshin nga paga ime. Më vonë e pyeta ekipin se kur mund ta shlyeja atë borxh. Përgjigja e tyre ishte: “E ka larë Gaskonji””.

(R. Gattuso)

Lexo edhe :   Nostalgji futbolli/ Laudrup, gjeniu danez dhe anekdota me Mbretin e Spanjës
Lexo edhe :   Nostalgji futbolli/ Laudrup, gjeniu danez dhe anekdota me Mbretin e Spanjës

“Në vitin 1992, në prag të ndeshjes së kualifikueses së botërorit midis Norvegjisë dhe Anglisë, një gazetar naiv e pyeti Pol Gaskonjin nëse donte t’i jepte ndonjë mesazh popullit norvegjez nga ekrani.

Dhe Gazza përshëndeti qetësisht “”Po! Fuck off Norvegji!”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...