Nostalgji futbolli/ Kapiteni Gerrard tregon historinë me Balotelin në stërvitje

«Çdo lojtari të ri që vinte tek Liverpuli në vitet në të cilat kam luajtur, gjithmonë i kam dhënë besim, pa pasur paragjykime. Me Marion kam bërë çmos për të qenë i afërt, derisa në një nga seancat e tij të para stërvitore, ndërsa ne po përpiqeshim të mbronim kornet, ai tha: “Unë nuk markoj në goditjet e këndit. Nuk di ”.

Mendova: “Çfarë je ti? A je i gjatë, një nga fizikët më të fortë që kam parë ndonjëherë në një fushë futbolli dhe nuk mund të markosh te këndoret? ”

Rodgers ishte shumë i rreptë: “Epo, tani do mundesh. Dhe nëse nuk di, atëherë do të mësosh ”.

Kjo ishte mosmarrëveshja e parë, por që nga ai moment Mario filloi të markonte tek goditjet nga kendi te kundershtarit ».

Steven Gerrard rrëfen këtë kujtim për Balotellin në kohën e Liverpulit.