E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Nostalgji futbolli/Dy ditë para ndeshjes me Barcelonën, Bellamy e teproi pak…

Disa ditë para përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, Liverpuli ishte në grumbullim në Portugali për t’u përgatitur për ndeshjen. Një mbrëmje lojtarët vendosin të dalin për t’u çlodhur.

Disa prej tyre shkojnë në një pub, dhe mes një birre dhe një tjetre, lojtarët zbulojnë se aty ka karaoke. Një zbulim që veçanërisht emocionon Craig Bellamyn i cili, fton të tjerët të marrin pjesë. Dikush këndon disa rreshta, të tjerë jo. John Arne Riise nuk dëshiron të dëgjojë për karaoken dhe pas insistimit të uellsianit ai përgjigjet keq.

Bellamy nuk mendon dy herë dhe e sulmon norvegjezin, duke u mbajtur menjëherë nga shokët e tjerë të skuadrës. Dukej sikur u mbyll atje, por, kur kthehet në hotel, Bellamy “gjithmonë i qetë” sulmon Riisen përsëri edhe duke marrë një shkop golfi. Lajmi padyshim që përfundon në gazeta dhe Bellamy “masakrohet” nga të gjithë.

Sidoqoftë, dy ditë më vonë, fjalët ia lënë vendin lojës. Liverpuli u ngjit në skenë në Camp Nou dhe Bellamy realizoi një paraqitje të mahnitshme me një asist për Riisen dhe një gol.

Dhe pas golit, Bellamy vendos t’i ngacmojë të gjithë me një festë të veçantë: uellsiani imiton një goditje golfi. Të njëjtën goditje që rrezikoi të merrte RIise në kokë, siç u konfirmua dhe nga vetë Bellamy vite më vonë:

“Jam shumë i keq kur pi. Kur Riise mu kthye keq, e humba kontrollin. Doja të testoja shkopin tek ai” …

Sot feston 41 vjetorin djaloshi i talentuar, Cassano i Uellsit, Craig Bellamy.

Lexo edhe :   Merkato/ Liverpuli ka nisur ofertë për Saul Niguez, Simeone nuk e ka në plan

/Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...