Nostalgji futbolli, biseda mes Kevin Kigan dhe trajnerit legjendar te Liverpuli

Kur Kevin Kigani shkoi tek Liverpuli, ai gjeti aty trajnerin historik të ‘redsave’: Bill Shenklin.
Nën hundën e blerjes së tij të re, Shenkli kaloi një kontratë që përfshinte të njëjtën pagë që Kigani merrte tek Scunthorpe United.

“Mendova se do fitoja më shumë para në Liverpul. Babai im thotë që gjithmonë ka vend për më mirë.”

Qetësi.

“Bën mirë që e dëgjon babanë. Çfarë pune bën ai?”
“Minator, zotëri. Por nuk punon më, ka pluhur në mushkëri”.

Shankly që kish qenë në minierë për vete e dinte se pluhuri në mushkëri do të thotë dënim me vdekje dhe me solidaritet mes minatorësh, Shenkli merr kontratën dhe ndryshon shifrat teksa vendos 5 paund më shumë në javë.

Por në pak çaste e mori sërish hijen e tij të rëndë:
“Mos harro, është hera e parë dhe e fundit që më kërkon ngritje rroge.”

Përvoja e Kevin Kiganit te Liverpuli filloi kështu, e përcjellë në një mënyrë të mrekullueshme në librin “Premier League” të Nicola Roggero.

Një sulmues i cili vërtetoi se ia vlente të gjitha ato 5 paund shtesë dhe që u bë një nga dashuritë më të mëdha të Anfieldit.

Një dashuri e madhe mes Kiganit dhe Liverpulit.
Një dashuri rrënqethëse pasi sulmuesi dikur rrëfeu se ai shpesh kishte luajtur me lot në sy ndërsa dëgjonte “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”.

Video me golat e Kevin Kiganit