E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Norvegji, 23 persona humbin jetën pasi injektuan vaksinën e Pfizer

23 persona kanë humbur jetën në Norvegji pasi janë injektuar me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë amerikane Pfizer. 13 prej viktimave ishin të moshuar në azile pleqsh.

Zyrtarët shëndetësorë dyshojnë se ishin efektet anësore të vaksinës, si ethet dhe të vjellat që mund të kenë kontribuuar në fatalitetin e disa të nmoshuarve, shkruan The New York Post.

“Ne nuk jemi të alarmuar nga kjo, është mjaft e qartë se këto vaksina kanë shumë pak rrezik, me një përjashtim të vogël për pacientët më të dobët”, tha drejtori mjekësor Steinar Madsen.

Më shumë se 30 mijë njerëz në Norvegji kanë marrë dozën e parë të vaksinës nga Pfizer dhe Moderna që nga fundi i muajit të kaluar.

Efekte anësore serioze si alergji, shqetësime të forta dhe ethe patën edhe 9 persona të tjerë, ndërsa 7 persona kishin shqetësime më të lehta.

Një përfaqësues i Pfizer tha se gjigandi farmaceutik është “i vetëdijshëm për vdekjet e raportuara” pas administrimit të vaksinës në Norvegji dhe po punon me Agjencinë Norvegjeze të Barnave “për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Nëse Rama merr 71 mandate pa prekur votën, do jap dorëheqjen si President

Ilir Meta: ''Nëse më 25 prill Rama merr 71 mandate pa prekur votën, më 26 prill unë do jap dorëheqjen si President i Republikës...

A do të ketë një 2-Mars tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Ilir Meta: Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, por nuk e di a do më zërë gjumi sot, por do përpiqem...

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...