E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Non grata, 21 janari dhe Gërdeci/ A ka frikë nga arrestimi? Përgjigjet Berisha

Pas shpalljes ”non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA më 19 maj, janë rihapur hetimet për shpërthimin tragjik të vitit 2008 në Gërdec ku pati 26 viktima, dhe për vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit të vitit 2011.

Këto dosje të bujshme, kanë të bëjnë me dy nga ngjarjet më të rënda, të cilat ndodhën nën kohën kur Berisha ishte kryetari i qeverisë.

Por, a ka lidhje shpallja ”non grata”, me hapjen e këtyre dosjeve. Në emisionin ”Zonë e Lirë” në Tv Klan, gazetari Arian Çani e ka pyetur Berishën, nëse pas këtyre ngjarjeve, a ka frikë se mund të arrestohet, dhe për faktin se fëmijët e tij mund të merren të pandehur.

Berisha dha përgjigje të prerë se nuk ka aspak frikë, teksa shtoi se për të nuk ka asnjëf akt apo provë të bërë publike.

Pjesë nga biseda

Arian Çani: Po nuk ke frikë, mund të arrestohesh.

Sali Berisha: Jo…

Arian Çani: Kur them frikë, nuk e them për ju, por për familjen….fëmijët mund t’i marrin të pandehur.

Sali Berisha: Le t’i marrin, që nesër le t’i marrin, dhe Shkëlzenin dhe Argitën.

Arian Çani: Pasi u shpallet non grata, u hapën dosjet e 21 janarit dhe Gëdecit.

Sali Berisha: Lidhur me 21 janarin, për serverin e vëzhgimit, nuk kam asnjë lidhje, është totalisht pronë e atyrë që ruajnë kryeministrinë. Në çdo godine qeveritare ka një dhomë që e mban siguria. Për Gërdecin? Asnjë lidhje. Në atë kohe, ka qenë nje koleg i juaji i cili ka dalë nga studio në studio ku mashtronte se une kasha dijeni. Por, kjo nuk ishte e vertete. Unë nuk kisha lidhje dhe dijeni per Gerdecin, kete e faktova. Nuk ka asnjë prove dhe asnjë lidhje. Akuzat janë të pabaza, pa asnjë fakt apo provë.

Lexo edhe :   Deklarata/ Berisha rikthimin në krye të PD-së apo presion ndaj Bashës?
Lexo edhe :   Hej, demokratë të dashur, provat për Berishën ia bëjnë mu

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...