Anthony Joshua e ka mposhtur rusin, Alexander Povetkin në duelin për titull kampion bote në peshat e rënda dhe kështu ka mbrojtur titujt në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Britaniku arriti ta nokautoj rusin në raundin e shtatë, duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 për tyre i ka fituar me nokaut.
Me këtë fitore Joshua do të fitojë plot 22 milionë euro, ndërsa Povetkin 6.5 milionë. Ishte një duel i zjarrtë ku rusi dominoi në dy raundet e para duke i shkaktuar dëmtime serioze në hundë Joshuas, por pak nga pak britaniku fiton terren dhe në raundin e shtatë i jep goditjen finale.