Erion Veliaj nuk ka qëndruar në heshtje, por ka bërë një deklaratë edhe më të gjatë pasi e përzunë nga Komisioni i Medias.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një prononcim për mediat ka shpjeguar pr ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar. Pasi ai mori tërë vemendjen e duhur, deputeti demokrat Flamur Noka dhe Klevis Balliu të cilët zbrisnin nga shkallët, i kanë ndërprerë serish fjalën lali Erit.
Noka e cilësoi Veliaj si “vrasës dhe hajdut”.
Pas më shumë se 30 minutash sherr dhe kaos në Komisionin e Medias, Erion Veliaj është larguar me “bishtin ndër shalë”. Pas tij janë larguar edhe deputetët demokratë, të cilët nuk kanë lënë pas ofezat.
Ervin Salianji: Veliaj, hajdut që paguhet nga kompania për të paguar zhurmuesin.
Flamur Noka: Ajo që ndodhi me Zogun e Tiranës (i drejtohet Veliajt), është e frikshme. Nuk kanë cipë, as limit. Zogu i Tiranës duhet marrë një leksion, se ka një kufi në arrogancën e tij.