E enjte, 5 Gusht, 2021
21.5 C
Tirana

“Noc Rrokun do marrësh”, Rama: Mundëm Saliun me hordhi e nuk mundim dot Lulin?!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ndaj kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha duke nënvizuar se nuk do të ketë më negociata.

Shefi i qeverisë ironizon kryetaren e LSI-së duke e konsideruar si fallxhore. Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, një nga njerëzit më të sulmuar nga opozita. Ai tha se Dako e mundi Saliun me hordhitë disa herë. Duke e parë si shënjestër të lehtë kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Vangjush Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër duke e treguar si njeriun e lidhur me krimin. E mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, në 2011, pastaj në 2013 e në 2017. I kemi mundur me herë të tëra Saliun me hordhitë e tij dhe nuk mundkërkemi dot Lulin? Lulin?

Më 30 qershor do i mundim dhe në Kukës, do i mundim shumë më thellë se ç i mundëm. Sepse s’ka demokratë të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari i PD është bërë më i zoti.

 Çfarë ka ndryshuar, çfarë ka bërë që kur humbën zgjedhjet? Zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri dhe jo duke qenë në qeveri në pozicione dosido, po duke pasur pozicione kyçe e agjencitë e mëdha shtetërore.

Nga Hipoteka tek OSHE, legalizimet dhe patjetër dhe Drejtorinë e Burgjeve se e kanë merak”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...