Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u pyet në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, nëse Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në lidhje me këtë, Lavrov tha se krijimi i bashkive serbe në Kosovë do të ishte një hap përpara në lidhje me këtë aspekt. Sipas tij, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen e zbatuar 6 vite më parë.
Ju përmendët Kosovën. Do doja nëse Rusia ka ndonjë arsye të re për të mos njohur Kosovën? A mendoni se një ditë Rusia do të njohë pavarësinë e Kosovës?
“Ju pyetët nëse unë mund të mendoj ndonjë datë kur Rusia do të njohë Kosovën. Duhet të ketë zbatim të asaj për të cilën biet dakord. Ka një rezolutë. Krijimi i bashkive serbe në Kosovë do ishte një hap përpara për respektimin e atyre serbëve që jetojnë në Kosovë. Marrëveshja është arritur 6 vjet më parë. Prishtina e refuzon. Ne e promovojmë dialogun ,por kolegët tanë nga BE nuk kanë arritur të sigurojmë implementimin e kësaj marrëveshjeje”.