E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Njihuni me vendin që raporton për herë të parë një rast me koronavirus

Ishulli Tonga ka raportuar rastin e parë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, pasi një pasagjer që udhëtonte nga Zelanda e Re rezultoi pozitiv. Kryeministri i Tongës, Pohiva Tu’i’onetoa konfirmoi se kishte një rast me Covid midis 215 pasagjerëve që mbërritën nga qyteti i Christchurch. Banorët kanë nxituar të vaksinohen kundër koronavirusit, pas konfirmimit të rastit të parë të premten.

Infeksioni u zbulua në një person të vaksinuar, i cili kishte mbërritur me një fluturim riatdhesimi nga Zelanda e Re. Kryeministri i Tongës, Pohiva Tu’i’onetoa, paralajmëroi se banorët në ishullin kryesor të Tongatapu, do përballen me një bllokim të mundshëm javën e ardhshme. Tonga ishte një nga vendet e fundit që nuk kishte raportuar infeksione Covid.

Mbi 100.000 njerëz jetojnë në shtetin ishull, që ndodhet në veri-perëndim të Zelandës së Re. Vetëm një e treta e popullsisë së Tongës është vaksinuar plotësisht. Por koordinatori kombëtar i imunizimit, Afu Tei i tha agjencisë së lajmeve AFP se mijëra njerëz ishin paraqitur në qendrat e vaksinimit.

Individi i infektuar ishte mes 215 personave në një fluturim riatdhesimi nga Christchurch, Zelanda e Re. Të tjerë në bord përfshinin anëtarë të ekipit olimpik të Tongës, të cilët ishin bllokuar në qytet që nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re tha se individi kishte rezultuar negativ përpara se të largohej nga vendi. Por autoritetet në Tonga thanë se një lexim pozitiv u regjistrua pas një testi rutinë të enjten, i bërë ndërsa ishte në izolim.

Siale Akau’ola, shefi ekzekutiv i Ministrisë së Shëndetësisë në Tonga, u tha gazetarëve se personi i infektuar kishte marrë një dozë të dytë të vaksinës në mes të tetorit dhe se autoritetet ishin të kënaqur që personi nuk do të sëmurej rëndë.

Lexo edhe :   Kina nuk arrin dot objektivin në 'zero-Covid'

Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 246 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, dhe gati 5 milionë vdekje të lidhura me Covid-in, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

Lexo edhe :   A do ta përfshijnë gjithë Evropën, bllokimet dimërore ndaj Covid-19?

Virusi ende nuk është përhapur në disa vende ishullore në Paqësor si Tuvalu. Vende të tjera si Koreja e Veriut dhe Turkmenistani nuk kanë raportuar ende ndonjë rast, por ekspertët pajtohen se virusi mund të jetë i pranishëm, edhe nëse nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...