Stil

Njihuni me vajzat e ekranit shqiptar që gjetën dashurinë pas divorcit (foto)

               Publikuar në : 12:47 - 11/07/19 M. S

Është përfolur shpesh kohëve të fundit për disa personazhe që kanë rigjetur dashurinë. Moderatoret e njëkohësisht këngëtaret e modelet, pas ndarjes nga partneri që kishin një lidhje të gjatë, e kanë rigjetur dashurinë. Madje pas fotove të paparacëve, ato janë ‘dorëzuar’, dhe kanë demostruar publikisht se janë marrosur pas partnerit. Pas divorceve të bujshme, ato tashmë i kanë hedhur pas krahëve të gjitha thashethemet, dhe lajmet që qarkullonin në mediat rozë.

Arbana Osmani 

Moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar, i ka dhënë fund historisë 16-vjeçare të dashurisë me ish-bashkëshortin, me të cilin ajo ka edhe një djalë, Jon.

Djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën, e që përflitet ngado është regjisori i emisionit të saj Eduart Grishaj. Ata të dy janë çifti i momentit, dhe duken shumë të lumtur bashkë.

Romanca e re e Arbanës dukshëm është një nga më të komentuarat, por përtej lajmeve dhe vëmendjes mediatike, ata po e shijojnë maksimalisht këtë lidhje mes tyre.

Bora Zemani 

Bora Zemani, njëkohësisht si kolegia e saj Arbana Osmani, ia doli që ta mbante lidhjen e saj të fshehtë për një kohë të gjatë. Askush nuk dyshonte tek ajo, e ndërsa në intervista tregonte se do i dedikohej me kohë të plotë djalit të saj të vogël.

Emisioni që Bora Zemani ka nisur në “Vizion Plus”, bashkë me dy vëllezërit e famshëm Romeo e Donald Veshaj, i bën ata gjithnjë e më të dashur për publikun. Tashmë, nuk është më një sekret. Bora Zemani është divorcuar nga Dj i njohur Vin Veli, me të cilin ka edhe një djalë dhe po jeton një romancë të re dashurie me Donald Veshajn.

Ata vetë zyrtarisht nuk janë shprehur për lidhjen e tyre të re, por për momentin është një nga dashuritë më të komentuara edhe në publik.

Aurela Hoxha

Modelja Aurela Hoxha, është treguar shpesh diskrete në raport me çështjen e ndjenjave. Në media ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar që të fliste për ndarjen nga ish-bashkëshorti Adi, me të cilin ajo ishte lidhur shumë e vogël.

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur, ndonëse prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë, sërish është një nga protagonistet e shtypit rozë në vend.

Modelja seksi, prej disa kohësh po jeton një super romancë dashurie me njeriun që i ka “vjedhur” zemrën, e për të cilin thotë se është shumë e lumtur që është pjesë e jetës së saj.

Jonida Maliqi

Tri vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, divorc që u bë publik vetëm dy vite më parë, Jonida Maliqi po përflitet se është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj. Thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT