Aktualitet

Njihuni me shkencëtarin “hero”, njeriu që shpëtoi botën nga virusi SARS në 2003


               Publikuar në : 13:55 - 24/01/20 Gentjan Progni

Një ekip shkencëtarësh i përbërë nga 14 ekspertët më të mirë të fushës është formuar në Kinë me qëllim që të ndihmojë në parandalimin dhe kontrollin e novelës “Virusi Misterioz” që ka shpërthyer në Wuhan të Kinës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë.

Ekipi i ekspertëve do të drejtohet nga “veterani” i shkencës Zhong Nanshan. Për të gjithë ata që nuk e njohin, Nanshan është një mjek ekspert, nga më të mirët e Kinës për sëmundjet e frymëmarrjes.

Në listën e dekoratave, padyshim që medalja më me vlerë është ajo e “virusit SARS”. Nanshan është nga shkencëtarët që ka dhënë në ndihmë të jashtëzakonshme në 2003, atëherë kur bota u vu në rrezik nga virusi SARS.

Nisur nga ngjashmëritë që virusi i ri misterioz ka me SARS, padyshim që Nanshan do të jetë aseti më më vlerë në këtë luftë, raporton CNN përcjell Tirana Today.

Ekipi i shkencëtarëve duke përdorur teknologjitë futuristike do të hulumtojë në 10 drejtime për virusin e ri, origjinën, transmetimin, simptomat e ekspozimit, gjeromi i evolucionit dhe zhvillimi i vaksinës.

Një intervistë e tij në fillim të muajit ka qenë dhe arsyeja pse Kina filloi të marrë masa serioze për virusin  e ri misterioz.

Burimi CNN/ Tirana Today


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT