E mërkurë, 12 Gusht, 2020
24 C
Tirana

“Njihet si ‘Amazona’ e Laknasit”/ Rexhep Uka i bashkohet protestës kundër ndërtimit të thertores

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Prej muajsh tashmë vijojnë protestat nga banorët e fshatit Laknas të Bashkisë Kamëz, ku planifikohet që të ngrihet një thertore.

Banorët e fshatit thonë se nuk janë dakord me këtë projekt dhe se askush nuk është konsultuar me ta në lidhje me këtë çështje.

Ata shprehen se ky projekt synon të marrë 12 hektarë pyll që ndodhet në afërsi të lumit dhe ta kthejë atë në një thertore. Banorët shprehen se i kanë dërguar disa herë shkresë kryetarit të Bashkisë, Rakip Sulit. Ky i fundit është përgjigjur se nuk ka se çfarë të bëjë pasi projekti është firmosur nga ish-kryetari, Xhelal Mziu.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe ambientalistë, përfaqësues të shoqërisë civile edhe qytetarë të tjerë.

“Ky pyll me rrënjët që ka filtron ujin e ndotur të lumit të Lanës. Të gjitha familjet kanë puse arteziane, që e marrin ujin me pompë dhe uji është i filtruar. Këtë ujë të ndotur të lumit, rrënjët e këtyre pemëve e çojnë te banorët të filtruar. Ky pyll gjithashtu mbron tokën nga erozioni”, thotë për mediat ambientalisti, Sazan Guri.

Në protestë ka marrë pjesë edhe ish-zv/kryeministri dhe ministri i Bujqësisë, Rexhep Uka, i cili tregon se është lindur dhe rritur në këtë vend. Ai shprehet se ky vend ka vlera dhe resurse shumë të mëdha, teksa tregon se kjo zonë cilësohet si “Amazona” e Laknasit.

“Kam 1 milionë arsye për të qenë këtu. Unë jam lindur dhe rritur këtu. Ky vend ka shumë vlera dhe shumë resurse. Këtu kanë ndodhur dy ngjarje të mëdha në vitet e shkuara. Ishte sistemi që kishte një filozofi fare të thjeshtë: ‘Unë flas, ju do bëni’ dhe nuk pyetej komuniteti nëse ata ishin mirë apo jo. Mendonin se nëse ata ishin mirë, mirë do ishte edhe komuniteti. Kush ishin këto dy gjemba? E para, ka qenë Lana e cila ka qenë me të vërtetë një katastrofë. Bashkëkombësit e mi e konsideronin si “Amazonën” e Laknasit këtë vend. Kjo ka qenë një zonë ekzotike, me plot kuptimin e fjalës, me super vlera. E dyta ka qenë miniera e Valiasit, e cila është matanë lumit. Ka qenë një katastrofë ekologjike. Shumë persona këtu kanë punuar në atë minierë, përfshirë edhe babain tim. Ajo minierë vetëm qymyr që nuk kishte dhe sot ajo tokë është e gjitha me gropa. Qofshin ata që janë që kanë bërë shtëpi aty, se është bërë moçal me gropa.

Lexo edhe :   Pas shpërthimit dhe protestave masive, qeveria e Libanit jep dorëheqjen
Lexo edhe :   Pas shpërthimit dhe protestave masive, qeveria e Libanit jep dorëheqjen

Ja se çdo të thotë kur urdhri vjen nga lart dhe nuk pyetet komuniteti poshtë. Nuk jam absolutisht kundra nismës së lirë. Nisma e lirë duhet t’i nënshtrohet ligjit. Vetëm ligji i rregullon të drejtat, sepse të gjithë kanë të drejtën e zotit të shkojnë edhe në Vlorë të ndërtojnë, ama duke respektuar ligjin deri në fund. Kjo është demokracia. Këtu të ketë vetëm dy rrugë biçikletash dhe këtu pastaj të bëjnë diçka që nuk e cenon, por e pastron dhe e rregullon mjedisin. Atëherë ky është ai që quhet projekt integral. Nëse ne do vazhdojmë të vëmë balloma të tilla, kush është më i fortë, kush ka një mik, kush ka pushtetin, edhe të bëj biznesin tim edhe të mos hedh vështrimin tek komuniteti, atëherë gjithçka mund të kemi arritur por vetëm demokraci jo”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

“Nuk ia uroj as armikut”, Veliaj flet për herë të parë pas shërimit nga virusi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është ritkthyer sot në zyrën e tij, pasi u shërua nga koronavirusi. Në një prononcim për News24, Veliaj...