E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Njësoj si Lajçak dhe dialogu Kosovë-Serbi normalisht në qorrsokak

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Nga: Ben Andoni

Ka një problem i cili nuk mbyllet me dialogun Kosovë-Serbi, që do të thotë transparencë e ekipeve zyrtare për atë që bisedohet. Duket se është e pamundur, pasi të dyja palët janë normal vetëm në qorrsokak. Ndërsa pala serbe në dialog insistonte pak ditë më parë për kthimin e çështjes dhe Fuqitë Ekzekutive të Asosacionit, pala respektive në Kosovë deklaronte se u fol vetëm për pensionet dhe pronat.

Në fakt, po ta ndjekësh me kujdes kursin teknik, që ka tashmë dialogu shikon realisht asimetritë e pakalueshme. Që do të thotë dialogu, duan apo nuk duan, e fshehin apo jo në Prishtinë e Beograd, është në qorrsokak. Vetëm pak kohë më parë në tekstin prezantues të inaugurimit të saj, kryeministrja Ana Brnabiç, do të deklamonte: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim e do të përkushtohem për ruajtjen e Kosovës dhe të Metohisë!!!” Asnjë reflektim për të ardhmen por edhe pengesat që serbët kanë nëse do e njohin Kosovën.

Të paktën, nga Kapitulli i 35-të, i cili flet direkt për njohjen e dyanshme apo anëtarësimin e Serbisë në BE, ku kjo e fundit mbetet ajo që duhet të përcaktojë nëse është arritur normalizimi i plotë pas dy viteve të nënshkrimit të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve bashkë me një vit monitorimi masiv! E megjithatë veçmas konjukturave të brendshme dhe realitetit serb, shprehja e Brnabiç realisht e cenon besueshmërinë e dialogut, bashkë me atë që pala serbe ia kërkon me ngulm përfaqësuesve kosovarë si kushti i panegociueshëm: krijimi i Asosacionit të Komunave me shumicë Serbe.

E sikur të mos mjaftojë kjo, negocimi dhe deklarimet e përfaqësuesit të BE-së, Lajçak duket se e konfuzojnë edhe më shumë të gjithën, kur vazhdon të diskutojë e të kumtojë se është e rëndësishme të mos lihen çështje të pazgjidhura dhe se: “gjithçka që u ra dakord, duhet të përmbushet në përputhje me atë që u ra dakord”.

Frazeologjia e tij edhe pse duket e rëndësishme, tek e fundit mbetet shumë konfuze. Edhe pse, siç shprehet DW, përreth këtij procesi ka sa mjegull aq edhe të panjohura. Në fakt, analistët politikë dhe sidomos vëzhguesit e dialogut tek shprehja disi sofistike e Lajçak se “asgjë nuk është rënë dakord derisa gjithçka të bihet dakord”, do të thotë se s’ka ende infrastrukturën e duhur për të parë me besim nga palët kontrollin aktual ose të ardhshëm të zbatimit të marrëveshjes.

Për të dy palët

Kosova dhe Serbia tashmë kanë përfaqësues të rinj në bisedime. Kosovën e përfaqëson koordinatori shtetëror Skënder Hyseni, kurse drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë është caktuar Petar Petkoviq.

Në takimet e fundit është punuar për kadastrën dhe pronat, çështje që kuptohet se ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Kuptohet se diskutimet për këtë element të marrëveshjes së përgjithshme për pretendimet financiare dhe çështjet të pronës midis dy vendeve do të parashtrohen sërish në takimin e radhës. Veçse, atë që Kosova e ka vijë të kuqe, emisari i BE-së, Lajçak e ka parashtruar në takim duke e theksuar me doemos formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe pikërisht atë që konsiderohet për të si detyrim i Kosovës. Kjo lidhet edhe me kapitullin e ashtuquajtur “detyrimet që do të duhej të ishte ekzekutuar” dhe të cilat janë pjesë e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse. Po si mundet kur kjo nuk negociohet nga Prishtina!

Lexo edhe :   Serbët mbështesin dialogun, por nuk dëshirojnë të bashkëjetojnë me shqiptarët
Lexo edhe :   Serbët mbështesin dialogun, por nuk dëshirojnë të bashkëjetojnë me shqiptarët

Por a do futej sërish në hulli dialogu pas përcjelljes në Hagë të disa prej personazheve më të njohur të politikës kosovare dhe a do duhej që gjithçka është arritur të kalojë në një skaner? Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe deklarata të shumta të emisarëve vazhdojnë e theksojnë “normalizimin e plotë”, që me qëndrimin e palëve duket gati absurd.

Veçse çfarë normaliteti mund të thuhet me këtë ndarje skajore të palëve, ku gjërat themelore janë të panegociueshme dhe mënyra e qasjes së Brukselit, praktikisht, është ta çojë në kalenda këtë dialog, që nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Dhe, pikërisht, kjo është edhe detyra e Lajçak bashkë me sofizmat që përcjell për normalizimin, si edhe mënyrën sesi duhet të formatohet dialogu që mund të “lehtësojë” deri diku palët, duke u hequr dhe retorikën e madhe që e pengon realisht dialogun. Pasi, edhe pse ka një zotimi që palët s’duhet ta parandalojnë njëra-tjetrën për të bërë progres drejt BE-së, Serbia vazhdon direkt dhe indirekt ta bëjë si pa të keq. E vetmja gjë, që duket se Lajçak po i shkon është kur i bëri thirrje Kosovës të vendosë ajo në vend të BE-së se kur Serbia do të jetë gati, sipas saj, të jetë anëtare e BE-së. Duket sikur Serbia i ka të gjithë rrugët e hapura veç bllokimit normal të Kosovës, apo mos është vallë vetë emisari i BE-së, Lajçak, që e ka të paqartë detyrën e tij. Një analist i njohur serb, Janjiç, që e konstaton këtë shkon edhe më tej:  Anëtarët e Komisionit Evropian, dhe veçanërisht ata nga Gjermania, duhet të ndihmojnë pak të dërguarin e tyre.

Në terren gjërat janë të bllokuara, pasi veçmas deklaratës së kryeministres Brnabiç, shkon edhe insistim i emisarit serb, Petkoviq, sipas të cilit, duhet formimi i Asociacionit, por jo me kufizimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që e hodhi poshtë marrëveshjen në Bruksel dhe parimet e dakorduara mes palëve në vitin 2015.  Dhe, insistimi serb është i qartë dhe tejet rigoroz: “Diçka që mund të quhet organizatë joqeveritare, nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe me kompetenca ekzekutive”.

E Kosova të pranojë ligjërimin e kryeministres dhe një çështje, që lidhet me Asosacionin e Komunave me forcë ekzekutive, kjo është e pamundur, bash atë që kuptohet indirekt nga ligjërimi me sofizma i z.Lajçak, që ka barrën jo vetëm të lehtësuesit të bisedimeve por edhe gjetjen e rrugëve të tjera.

Ashtu si edhe në raste të tjera, në tryezë shumë shpejt do të mundohen të ulen krerët e shteteve, veçse në rastin Serbi –Kosovë ka një asimetri, sepse kjo e fundit ka kryeministër, që nuk ka aprovimin e të gjithë politikës në dialog si dhe një presidente të përkohshme; kurse Serbia përfaqësohet gjithnjë në këto nivele me presidentin e vendit Aleksandër Vuçiç. Dhe ndaj, biseda, përveçse jo si ndodhi në Shtëpinë e Bardhë mbet shpejt, kur palët flasin normalisht. Pasi Kosova kërkon të pagjeturit, ndërsa serbët Asociacionin e Komunave më shumicë serbe. Tema gati tabu për Prishtinën dhe Beogradin zyrtar, që preferojnë më mirë ecjen e natyrshme drejt qorrsokakut ku janë futur dhe ku bisedojnë normalisht vetëm përgjatë saj. (Homo Albanicus)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...