E premte, 10 Korrik, 2020
28 C
Tirana

Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Nga Mero Baze

Qindra kamionë dhe vetura, së bashku me udhëtarët që sot janë nisur drejt Kosovës, u përballën me një surprizë të hidhur në kufirin me Kosovën. Sipas një urdhri jo publik të Qeverisë së Albin Kurtit, qytetarët shqiptarë nuk mund të hynin në Kosovë, nëse nuk kishin një certifikatë mjekësore, një praktikë ende e pavendosur në Shqipëri, ndërsa kamionët duhet të paguanin 22 euro për dezinfektim.

Kaosi në pikat kufitare dhe deklaratat politike në të dy anët e kufirit, e zbutën situatën mbasdite, kur Qeveria anuloi urdhrin për taksën e dezinfektimit dhe e la të paqartë dhe të pasqaruar procedurën se si duhet të udhëtohet nga Shqipëria në Kosovë, si qytetar.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, kishte ironizuar me vendimin e Shqipërisë për hapjen e kufirit me Kosovën, duke theksuar se çdo shtet përgjigjet për kufijtë e vet.

Në fakt, është në dorë të Qeverisë së Kosovës të vendosë për kufijtë e saj dhe për regjimin e lëvizjes së udhëtarëve. Ajo ka të drejtë t’i mbyllë kufijtë e Kosovës dhe t’i hapë sipas vendimeve që merr. Kjo vlen dhe për Shqipërinë.

Ajo që është e ligë në gjithë këtë histori, është se Qeveria e Kosovës dhe personalisht Albin Kurti, kanë marrë vendime në errësirë dhe jo publike, për të poshtëruar shqiptarët në kufi. Ata nuk kanë bërë publik ndonjë protokoll të standardit me të cilën duhet të komunikojnë me Shqipërinë dhe nuk kanë njoftuar zyrtarisht Shqipërinë, se qytetarët dhe kamionët e Shqipërisë, nuk janë të mirëpritur në Kosovë. Nëse do ta kishin bërë këtë, natyrisht që në kufi nuk do të kishte kaos.

Askush nuk niset drejt një dere e cila dihet që është e mbyllur. Për me tepër që shqiptarët e Shqipërisë, janë mësuar me pika të mbyllura kufitare me Kosovën deri më 1990 nga Enver Hoxha, e më pas nga Milosheviçi.

Po ashtu, nuk kanë rendur drejt kufirit as gjatë pandemisë.

Por ndërsa Shqipëria njoftoi hapjen e kufijve të saj me fqinjët, vendet e tjera fqinje bënë të ditur protokollin e tyre me Shqipërinë.

Fjala vjen, Greqia bëri të ditur se do të hapë kufirin tokësor me Shqipërinë më 15 qershor dhe do të jetë detyrues tamponi në kufi.

Mali i Zi bëri të ditur se më 5 qershor do të lejohet lëvizja drejt Malit të Zi të çdo qytetari nga Shqipëria.

Kosova nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar, por tinëz ka bllokuar kufirin, duke shpikur taksë dezinfektimi dhe certifikata mjekësore për qytetarët që udhëtojnë.

Lexo edhe :   Pandemia/ Shifra të larta! Sa pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës
Lexo edhe :   Takimet e 10-12 korrikut/ Grenell: BE ka mbështetjen tonë, t’i hiqen vizat Kosovës

Këtë e bën njeriu që ka 20 vjet që gënjen Kosovën si idhtar i bashkimit me Shqipërinë, si njeriu që do shembë kufijtë mes dy vendeve dhe do krijojë një shtet të përbashkët shqiptar.

Në ditët e fundit të tij, si kryeministri më jetëshkurtër i Kosovës, e vetmja gjë që pati në dorë ishte të poshtëronte shtetasit e Shqipërisë në kufirin me Kosovën, dhe ja doli.

Si gjithë horrat politikë që patriotizmin e kanë strehën e tyre të fundit, dhe Albin Kurti demonstroi publikisht se “patriotizmi” i tij, ishte vetëm një mënyrë për të zënë karrigen e kryeministrit dhe në momentin që po ikën, ai e hoqi maskën e patriotit dhe veshi uniformën e doganierëve të Milosheviçit, që nuk të linin ta kaloje Morinin para vitit 1999. Por me ata të paktën e kishim të qartë që nuk kalonim dhe nuk niseshim.

Albin Kurti i ka poshtëruar dyfish shqiptarët e Shqipërisë, pasi u ka mbyllur derën, kur ata kanë trokitur aty, pa u thënë më parë që nuk janë të mirëpritur.

Kjo është nga ato gjeste që vlen sa gjithë historia e një njeriu në politikë. Është nga ato gjeste që tregon shpirtin e një politikani dhe e nxjerr atë zbuluar se kush është në të vërtetë.

Albin Kurti tregoi se është një idhnak i lig, një njeri që hakmerret ndaj Shqipërisë, pasi siç thonë këta kokëboshët që ka në Tiranë e Prishtinë, Shqipëria duhet ta mbronte atë nga shumica legjitime parlamentare që e rrëzoi nga pushteti.

Dhe tani për Albin Kurtin, shqiptarë të vërtetë janë vetëm ata 25 për qind që e kanë votuar në Kosovë. Të tjerët, ose nuk duhen lejuar të hyjnë në Kosovë, ose duhen zbuar nga Kosova.

Prova e tij “gjenerale” sot me kufijtë tokësor Shqipëri- Kosovë, tregon se ai që u ngjit në pushtet si idhtar i bashkimit, në të vërtetë është njeriu që është gati ta ndajë Shqipërinë dhe Kosovën me tela me gjemba, nëse nuk i gjunjëzohen atij.

Për të atdheu fillon dhe mbaron në zyrën e tij të kryeministrit, 38 metra katror, e jo 38 mijë kilometra katror sa është Shqipëria me Kosovën.

Ka qenë një kohë në vitet ‘90, kur Ibrahim Rugova kishte shpallur Kosovën, Republikë, dhe ajo ishte legale vetëm brenda zyrës së tij, pasi jashtë saj e njihte vetëm Shqipëria, por prapë dukej e madhe. Tani që Kosovën e njeh gjithë bota, Albin Kurti e ka bërë atë të vogël sa zyra e tij. Biles dhe sa shpirti i tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjashtë fakte/ Çfarë tregon urina për gjendjen tuaj shëndetësore

Urina është një nga elementët kryesorë, që mund të zbulojë problemet shëndetësore. Ndonëse shpesh injorohet dhe nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur, pasojat janë...

Keni probleme me mushkonjat? Zhdukini përgjithmonë me limona e hudhra

Pickimet e mushkonjave shkaktojnë jo vetëm bezdisje, por edhe kruarje, të cilat shpesh sjellin infeksione. Ndonjëherë, kafshimet e mushkonjave dhe nga insekte të tjera,...

Sherri tek Partizani/ Zbulohet kush u zu me Boldorin poshtë pallatit

Ka shkuar në pesë numri i të infektuarve me COVID-19 te skuadra e Partizanit. Lajmin e ka bërë me dije klubi i Partizanit në...

Shifra të frikshme nga pandemia, 2 pacientë humbin jetën tek Infektivi

Pandemia ka mbërthyer vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sërish për shifra në rritje të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar...

Të infektuarit tek Partizani, FSHF merr vendimin final për derbin

FSHF ka marrë vendimin final për derbin Partizani-Tirana. Situata kaotike tek të kuqtë lidhur me të infektuarit me koronavirus, vuri në dyshim zhvillimin e...