E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Njeriu që do ta rishohë në televizor vdekjen e tij

Nga Stefano Nazzi “Il Post”

Është e vështirë të mos jesh retorik, kur bëhet fjalë për futbollistin danez, Kristian Eriksen, që shokoi botën kur në mesin e ndeshjes kundër Finlandës bëri 3 hapa, dhe teksa topi i përplasej mbi trup, dhe pastaj shembet përtokë me fytyrën nga bari.

Komentatori i ndeshjes lëshon menjëherë klithmën “O Zot!?”. Të njëjtën gjë mendojnë dhe thonë shumë tifozë që panë shikimin e ngrirë të futbollistit, që nuk po jepte asnjë shenjë jete. Kristian ishte në dyert e botës së përtejme, u shpreh mjeku i ekipit kombëtar daneze.

Ne ia ndjemë një moment pulsin, dhe pastaj në një pikë të caktuar rrahjet e zemrës u zhdukën. Dhe kjo është gjëja e pabesueshme në gjithë këtë histori:Eriksen do të jetë në gjendje që ta shohë veten sërish, ose ndoshta ai e ka parë tashmë veten, në portat e jetës së përtejme.

Është sa është një privilegj,po aq edhe një mallkim. Ai do të shohë sërish 3 hapat e tij të pasigurt, sytë e tij të gjallë do të shohin shikimin e tij të pajetë të atyre momenteve tragjike. Ai do të shohë masazhin që i bënë mjekët zemrës së tij, ardhjen e defibrilatorit, trupin që u lëkund pas goditjeve elektrike.

Ai do të shohë gjithashtu shokët e tij të skuadrës duke qarë, në një transmetim makabër të vdekjes së tij, që në fund nuk ndodhi. Ai do të shohë bashkëshorten e tij e tij, Sabrina, që qante e përqafuar nga shokët e skuadrës së tij kombëtare.

Askujt nuk i ndodh që të ri-shohë momentet e vdekjes së tij. Ose, në këtë rast, të gati-vdekjes.

Po si jetohet pas një ngjarje të tillë? A do t’i shohë sërish dhe sërish ato pamje Kristian Eriksen? A do t’i shohë sërish spektatorët në tribuna duke qarë. Çfarë do të mendojë vallë duke i parë ato lotë?

Dhe ashtu si në një film me një fund të pasigurt, a do të marrë ai frymë  i lehtësuar, kur sytë e tij do të ndeshen me sytë e tij sërish të lëvizshëm dhe të gjallë, por të tronditur dhe të hutuar, teksa ai po linte fushën e lojës, pasi ia mbylli dyert botës së përtejme?

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...