E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

‘Njeriu i FBI-së’ në Tiranë, zbulon çfarë i kërkoi ambasadores Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ky është takimi i parë zyrtar ndërmjet ambasadores së SHBA-së dhe kryepolicit Nano, i cili mori detyrën më 7 tetor. Pas takimit, Gledis Nano tha në një prononcim për mediat se lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm, dhe se bashkë do ia dalin për të pasur më shumë siguri e rend në vend.

“Sapo zhvilluam një takim me znj ambasadore. Takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që Policia e Shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të SHBA-ve. Siç dihet, SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe kemi mbështetjen kryesore të Policisë së Shtetit për trajnimet, logjistikën, konsulencën. Kështu që e vlerësoj shumë këtë bashkëpunim dhe këtë mbështetje. Dhe e sigurova znj. ambasadore që Policia e Shtetit do jetë në nivelet më të larta të performancës, për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kërkova dhe mbështetje që agjencitë ligjzbatuese mund të japin për Policinë e Shtetit. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm, dhe duke marrë parasysh mbështetjen deri tani, jam i bindur që bashkë do ia dalim për të pasur më shumë rend dhe siguri në vendin tonë”.

Me një përvojë prej 17 vitesh në Policinë e Shtetit, 40-vjeçari me origjinë nga Skrapari është në majë të piramidës së uniformave blu. Që prej kohës kur u emërua në krye të Antiterrorit, kredencialet e Gledis Nanos janë rritur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...