E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
14.5 C
Tirana

“Njerëzit po shtrëngonin duart”, rrëfimi tronditës i të mbijetuarit në Kroaci

Disa të rinj po këndonin, dhe për një sekondë gjithçka u kthye në tmerr. Ka qenë kjo dëshmia e një prej të mbijetuarve të tragjedisë në Kroaci, ndërsa zbulon se ka qenë dëshira e gruas së tij për të udhëtuar me autobus dhe jo me avion. Ramë Gashi dhe gruaja e tij Kada, janë dy të mbijetuarit e aksidentit, ku deri më tani janë konfirmuar 10 viktima. Media kroate “Jutarnji List” ka zbardhur dëshminë e Ramë Gashit, i cili tregon se i kishte kërkuar gruas të udhëtonin me avion, por ajo kishte këmbëngulur që të niseshin drejt Kosovës me autobus. Ai kujton se kishte fjetur gjumë rreth orës 05:00, pasi kishin qenë disa të rinj që kishin kënduan gjithë natën. Ramë Gashi tregon se së bashku me bashkëshorten janë mirë, ndërsa tronditja ka qenë e madhe.

“Udhëtimi ishte i këndshëm, madje argëtues, dhe ne ramë në gjumë vetëm rreth orës 05:00, sepse ishin disa të rinj që kënduan dhe u gëzuan gjithë natën. Sapo kisha fjetur dhe papritmas dëgjova si disa të shtëna që më zgjuan.

Për një sekondë gjithçka u kthye në tmerr. Sapo pashë veten duke fluturuar poshtë, sendet po binin mbi ne, ulëset ishin thyer, njerëzit po shtrëngonin duart e tyre, unë papritmas kuptova se një grua poshtë meje kishte vdekur”, tha ai.

“Pastaj po kërkoja gruan time dhe kur e gjeta dola dhe ndihmova të tjerët. Sepse isha mirë fizikisht dhe shpejt e kalova tronditjen fillestare, duke u ardhur në ndihmë të tjerëve”, tregon ai.

Gruaja e tij dhe ai udhëtuan nga Mannheim, dhe destinacioni i tyre i fundit ishte Mitrovica. Ata po vinin për pushime. “Unë as që doja të shkoja, por ajo më tha se do të merrnim autobusin. Doja me avion, sepse fluturimi ynë nga Shtutgarti në Prishtinë do të zgjaste 1 orë e gjysmë, por ajo këmbënguli që të shkonim me autobus. Këtë nuk do ta harroj kurrë”, shprehet ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...