Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Njerëzimi duhet të përgatitet për shpërthimin e trazirave në mbarë botën

21:16 | 24/07/2021
in Bota, Kryesore, Të Gjitha

Nga Elise Labott, Foreing Policy

Ta quash 2021-in si“verën e pakënaqësisë” do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga Kuba në Afrikën e Jugut, nga Kolumbia në Haiti, protestat e dhunshme po përfshijnë gjithnjë e më shpesh çdo cep të globit, ndërsa qytetarët e zemëruar po dalin nëpër rrugë.

Secili vend ka histori dhe realitete të ndryshme në terren, sidomos Haiti, ku vitet e dhunës dhe korrupsioni qeveritar arritën kulmin dy javë më parë me vrasjen e presidentit Jovenel Moïse. Por të gjithë u përballën me një stuhi të përsosur të vështirësive para-ekzistuese sociale, ekonomike dhe politike, të cilat pandemia e Covid-19 vetëm sa i rëndoi akoma më tej.

Dhe ato janë thjesht një paralajmërim i trazirave globale post-koronavirus që po afron ndërsa tensionet ekzistuese në vendet në të gjithë botën shndërrohen në trazira më të gjera civile dhe kryengritje kundër vështirësive ekonomike dhe pabarazisë të thelluara nga pandemia.

Pandemia e koronavirusit ishte një krizë që ndodhet një herë në një shekull, që jo vetëm tronditi sistemin shëndetësor ekzistues të vendeve, por gjithashtu kërkoi një përgjigje që ndikoi – dhe u formësua vetë nga – konsiderata ekonomike, politike dhe të sigurisë. Përpjekjet për ta përmbajtur atë mund të kenë frenuar fatalitetet në një periudhë afatshkurtër, por kanë thelluar pa dashje dobësitë që hodhën bazat për dhunë afatgjatë, konflikte dhe trazira politike dhe duhet të shërbejnë si një shenjë rreziku për udhëheqësit botërorë kur vendet të rihapen – përfshirë në Shtetet e Bashkuara.

Historia është plot me shembuj të pandemive si inkubatorë të trazirave shoqërore, nga Vdekja e Zezë deri tek Gripi Spanjoll, apo shpërthimi i madh epidemik i kolerës në Paris, i përjetësuar në romanin “‘Të mjerët” të Victor Hugo.

Thelbi i saj gjatë gjithë kësaj kohe është një pabarazi e përhapur. Covid-19 ka thelluar ndarjet e hapura ekonomike, dhe e ka bërë jetën më të vështirë për grupet tashmë të rrezikuara, përfshirë gratë, vajzat dhe pakicat. Po ashtu ai ka nxjerrë në pah dobësitë në sigurinë ushqimore, dhe ka rritur në mënyrë dramatike numrin e njerëzve të prekur nga uria kronike.

OKB vlerëson se rreth 1/10 e popullsisë globale – 720 deri në 811 milionë njerëz – ishin të keq-ushqyer vitin e kaluar. Ndikimet e ndryshimit të klimës dhe degradimit të mjedisit vetëm sa e kanë shtuar dëshpërimin. Vende si Etiopia dhe Sudani në Afrikë, po përjetojnë krizat më të këqija humanitare në botë, me nivele katastrofike të urisë.

Thatësira dhe karkalecat po vijnë në një kohë kritike për fermerët që janë ti gati të vjelin të korrat. Mungesa globale e vaksinave po e nxit më tej destabilitetin. Shumica e vendeve në Afrikë po mbetet shumë prapa pjesës tjetër të botës me vaksinimet.

Kjo do të thotë se Covid-19 do të vazhdojë që të kufizojë ekonomitë kombëtare, dhe nga ana tjetër, të bëhet një burim i paqëndrueshmërisë së mundshme politike. E njëjta gjë është e vërtetë për pjesën më të madhe të Amerikës Latine dhe Azisë, ku vendet që nuk kanë vaksina të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë e tyre dhe burimet e protestës – si rritja e kostove të jetesës dhe thellimi i pabarazive – me shumë gjasa do t`i shtojnë pakënaqësitë.

Kompania e vlerësimit të riskut “Verisk Maplecroft”, paralajmëron se deri në 37 vende të botës mund të përballen me lëvizje të mëdha proteste nga tani deri në 3 vitet e ardhshme.

Një studim i ri nga “Mercy Corps” që shqyrton ndërlidhjen midis Covid-19 dhe konflikteve,zbuloi tendencat që paralajmërojnë shpërthimin e konflikteve të reja, thellimin e atyre ekzistuese, si dhe përkeqësimin e nivelit të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë së shkaktuar nga reagimi ndaj pandemisë.

Grupi identifikoi rënien e besimit të publikut tek qeveritë dhe institucionet, si një faktor kryesor të destabilitetit. Njerëzit në shtete të brishta, që vuajnë tashmë nga besimi i zvogëluar ndaj qeverisë së tyre, janë ndjerë më të braktisur, teksa po përballen me krizën e shërbimeve publike, rritje të çmimeve të ushqimeve dhe vështirësi të mëdha ekonomike, si papunësia dhe ulja e pagave.

Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit gjatë pandemisë, ka sjellë rritjen e çmimeve të ushqimeve, ndërsa për shkak të recesionit global po shkurtohen buxhetet e ndihmës humanitare, duke i sjellë shumë vende të varfra në pragun e urisë masive.

Për herë të parë në 22 vitet e fundit, varfëria ekstreme -me njerëz që jetonin me më pak se 1.9 dollarë në ditë – ishte në rritje vitin e kaluar. Oxfam International vlerëson se“mund të duhet më shumë se një dekadë, që më të varfrit në botë ta marrin veten nga ndikimet ekonomike të pandemisë”.

Goditjet e shkaktuara nga pandemia e kanë prishur kohezionin social, duke shkatërruar më tej marrëdhëniet midis komuniteteve, dhe duke e thelluar polarizimin. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Shtetet e Bashkuara, ku presionet sociale dhe politike e thelluan krizën shëndetësore dhe u përkeqësuan prej kësaj të fundit.

Kjo duhet të shërbejë si një zile alarmi për vendet, se ato nuk mund të përgatiten, apo të reagojnë si duhet ndaj krizave të ardhshme shëndetësore mbi një vakum. Përkundrazi, ato duhet ta parashikojnë një krizë ekonomike, politike dhe sociale.

Dhe kjo gjë është e vërtetë për çdo goditje të rëndë, e cila bart me vete potencialin për një prishje të rendit publik. Bllokimet dhe shfaqjet e unitetit kombëtar të nxitura nga kriza, e kanë maskuar disi efektin e plotë të pandemisë, që do të bëhet më i dukshëm me rihapjen e plotë të ekonomive.

Ndikimet jo-shëndetësore të Covid-19 do të tejkalojnë dëmet nga sëmundja. Është kjo arsyeja pse ndihma për parandalimin e konflikteve duhet të jetë pjesë e përpjekjeve të rimëkëmbjes nga Covid-19, në mos pjesa më thelbësore për to.

SHBA ka në dispozicion një mjet të gatshëm për të ndihmuar:Aktin Global të Brishtësisë 2019. Ky ligj konsensual nxit një përpjekje bashkëpunimi midis agjencive ligj-zbatuese rreth parandalimit të konfliktit në vende të paqëndrueshme, dhe e drejton ndihmën e huaj drejt parandalimit të dhunës, duke investuar dhe mbështetur programe të zhvillimit humanitar dhe të ruajtjes së paqes, për t’i ndihmuar vendet të largohen nga kriza dhe për të ndërtuar një qëndrueshmëri dhe stabilitet afatgjatë.

Tags: botenjerezimitrazira

TË LIDHURA

Historia e panjohur e aviatorit/Piloti i parë shqiptar që theu rekord në garat sportive në Jugosllavi
Intervista

Historia e panjohur e aviatorit/Piloti i parë shqiptar që theu rekord në garat sportive në Jugosllavi

15:53 | 15/08/2022
Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij
Editorial - Opinione

Tirana, qyteti nga duhet ikur

15:30 | 15/08/2022
Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet
Rajoni

Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet

15:17 | 15/08/2022
Next Post
Emrat/ Ja kush janë dy të plagosurit me armë zjarri në kryeqytet

Emrat/ Ja kush janë dy të plagosurit me armë zjarri në kryeqytet

Mal i Zi/ Kërkohet kthimi i pronave luksoze te ish-familja mbretërore e Serbisë

Mal i Zi/ Kërkohet kthimi i pronave luksoze te ish-familja mbretërore e Serbisë

Merkato/ Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen e tij

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

JU REKOMANDJOMË

Sporti në zi/Ndahet nga jeta trajneri i atletikës shqiptare

Sporti në zi/Ndahet nga jeta trajneri i atletikës shqiptare

2 vjet ago
Ylli i Tottenham: Isha në një shoqëri të keqe, por futbollin më shpëtoi jetën

Ylli i Tottenham: Isha në një shoqëri të keqe, por futbollin më shpëtoi jetën

4 vjet ago
Kush është “burrnesha” që shpëtoi vejushat e luftës së Kosovës

Kush është “burrnesha” që shpëtoi vejushat e luftës së Kosovës

4 vjet ago
Maqedoni, Zaev, Ivanovit: Të janë shterur kërkesat e palogjikshme

Maqedoni, Zaev, Ivanovit: Të janë shterur kërkesat e palogjikshme

5 vjet ago




TË FUNDIT

Historia e panjohur e aviatorit/Piloti i parë shqiptar që theu rekord në garat sportive në Jugosllavi
Intervista

Historia e panjohur e aviatorit/Piloti i parë shqiptar që theu rekord në garat sportive në Jugosllavi

by Mar Si
15:53 | 15/08/2022
0

Ka qenë viti 1948, kur një tetëmbëdhjetëvjeçar nga Dardha e Korçës sfidoi një Jugosllavi të tërë, duke...

Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Tirana, qyteti nga duhet ikur

15:30 | 15/08/2022
Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet

Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet

15:17 | 15/08/2022
Maqedonia e Veriut miraton 3 vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës

Maqedonia e Veriut miraton 3 vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës

15:01 | 15/08/2022
Javë e nxehtë me temperatura deri në 40°C

Javë e nxehtë me temperatura deri në 40°C

14:31 | 15/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com