E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Një vit nga tërmeti që shkundi vendin, Rama del me mesazhin e fuqishëm (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka kujtuar viktimat e tërmetit që shkundi vendin një vit më parë. Me anë të një videomesazhi, Rama inkurajon duke thënë se ‘më e keqja është pas krahëve, dhe më e mira është e gjitha përpara nesh’.

“Shoh përpara Edisonin, një ish-deputet që kërkonte motrën bashkë me fëmijët. Kisha një frikë, vetmia një ndjenjë si të dilnim nga kjo situatë katastrofike. Kanë qenë ditët më të çmendura dhe të vështira të jetës sime nuk mbaja mend datat, kujtoj turmat e njerëzve që dilnin jashtë dhe dikush që po vjen sërish tërmeti. Ankthi ishte se sa kampe do të ngrija unë. Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që më ndihmuan, në radhë të parë pronarëve të hoteleve, atyre që na erdhën të na ndihmojnë në kërkim-shpëtimet nuk e besoja që kishte aq shumë miq Shqipëria.

Pastaj konferenca e madhe e Brukselit. Jemi endur sa andej këtej në Thumanë, Laç Durrës, Tiranë etj, po fatmirësisht arritëm që të mblidhnim mbi një miliardë në Bruksel dhe ishte një krenari shumë e madhe. Ishte e mrekullueshme që të gjithë shqiptarët kudo ishim u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi. Çdo krizë është një mundësi, e dija se këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për të dalë më të fortë. Tashmë njerëzit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira”, është shprehur Rama.

Një vit më parë, vendi ynë u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkaktoi një tragjedi të vërtetë. 51 persona humbën jetën, ndërsa shumë ndërtesa u shkatërruan. Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi dhe Thumana.

Statusi

I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më parë

Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh

#SiNjëFamilje

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...