E shtunë, 24 Tetor, 2020
20 C
Tirana

Një video me pasoja dramatike

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

“Mos më prekni me dorë, jam i sëmurë”, zbardhet incidenti i Ndocajt me policinë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar sot në komisariat, pas incidentit në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin, i...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Brenda një fundjave ndryshoi tërësisht situata e brendshme politike në Austri. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, (ÖVP) i dha fund koalicionit me Partinë e Lirisë, FPÖ, me të cilën ai qeveriste nga viti 2017. Në shtator Austria shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Zbulim i arrogancës dhe korrupsionit

Shkak për këtë u bë një bombë në formën e një filmimi të fshehtë, të cilin e vendosën në internet dy media gjermane, “Der Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” të premten në mbrëmje (17.05). Në një vilë në Ibica në korrik të vitit 2017, u filmuan fshehurazi politikani i FPÖ Heinz-Christian Strache, më vonë zëvendëskancelari austriak, dhe atëherë zëvendëkryebashkiaku i Vjenës, Johann Gudenus, po nga FPÖ, më vonë kreu i grupit parlamentar të FPÖ. Se kush i ka bënte pyetjet në këtë video nuk dihet. Të dy politikanët flisnin me një mbesë të rreme të një oligarku rus për investime të mundshme shumëmilionëshe në Austri, donacione ilegale për partinë, blerjen e një gazete ditore, më të madhen në Austri, dhe si FPÖ do ta shpërblente rusen me pasaportë letoneze për mbështetjen e saj. Kjo mbrëmje e filmuar zgjati shumë orë dhe u rrëkëllye shumë vodka.

Filmimet i zbuluan të dy politikanët si politikanë arrogantë dhe të korruptuar, që për të marrë donacione ruse ishin të gatshëm në këtë video të bënin çdo gjë, edhe veprime ilegale. Tre muaj pas filmimit u zhvilluan në Austri zgjedhjet, ÖVP fitoi më së shumti vota, e u fut në një koalicion qeverisës me FPÖ.

Tani kreu i partisë FPÖ, Strache dhe miku i tij, Gudenus hoqën dorë nga të gjitha postet politike. Kancelari austriak, 32 vjeçari, Sebastian Kurz kishte premtuar reforma rrënjësore të shtetit. Si një projekt prestigjioz i tij u paraqit shkrirja e 21 sigurimeve sociale në 5 gjithsej. Para tre javësh u prezantua një reformë tatimore, që në dy etapa duhet të ulte tatimet mbi rrogën dhe të ardhurat.

FPÖ përndiqej nga e shkuara e saj

Në poste të rëndësishme ministrore, si të ministrit të Jashtëm, të Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme, të Infrastrukturës dhe asaj Sociale, FPÖ vendosi njerëzit e saj. Ministri i Punëve të Brendshme, Herbert Kickl u kritikua ashpër nga opozita dhe media në fillim të vitit 2018, kur ai kreu një aksion policor në zyrat e Shërbimit Informativ të Austrisë, Zyrën për Mbrojtjen Kushtetuese dhe Luftimin e Terrorizmit, BVT dhe largoi kreun e saj. Kickl ashpërsoi rregulloret për migrantët dhe azilkërkuesit, duke e shkurtuar në masë të madhe mbështetjen financiare për ta dhe duke e lidhur atë me mësimin e gjermanishtes. Qendrat e pranimit të refugjatëve ai i shndërroi në “Qendra largimi”, gjë të cilën, kardinali vjenez, Christoph Schönborn e cilësoi si “të padurueshme”.

Në fillim FPÖ e kishte të vështirë paraqitjen në rolin e partisë bashkëqeverisëse. Gjithnjë i dilnin probleme me përpunimin e historisë apo me “Burschenschaften” – korporata studentore. Herë dilnin libërtha me vargje këngësh të padurueshme naziste.

Herë dilte një zëvendëskryetar bashkie i FPÖ-së, si ai i Braunaut, vendlindjes së Adolf Hitlerit që në një poezi i barazonte migrantët me minjtë. Ose lidhje të FPÖ-së me radikalët e djathtë të lëvizjes “Identitare”. Ky grupim kishte marrë edhe një donacion në para nga atentatori i vrasjeve në Christchurch, Zelandën e Re.

Në fushatën për zgjedhjet europiane, FPÖ ndoqi një kurs të qartë kundër BE dhe iu bashkua grupimit të ri të populistëve të djathtë, me kreun e Legas, Matteo Salvini, kryetaren e Rassemblement National, Marine Le Pen, kundërshtarëve të islamit në Holandë, Geert Wilders dhe partive të tjera populiste të djathta. Por tani “video e Ibicas” e dëmton ndjeshëm aleancën e populistëve të djathtë.

Kriza e thellë

Vetë Kancelari austriak, Sebastian Kurz shpreson një fitore të zgjedhjeve si në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, kur parardhësi i tij, Wolfgang Schüssel përfitoi nga vetëshkatërrimi i FPÖ përmes kryetarit të saj të atëhershëm, Jörg Haider.

Por këtë herë Austria ka rënë në një krizë të thellë shtetërore. Sepse përbërja e qeverisë së përkohshme, deri në zgjedhjet e ardhshme – një risi në Republikën e Dytë –  është një çështje ende e hapur. Të hënën hoqën dorë nga postet e tyre të gjithë ministrat e FPÖ-së, në shenjë solidariteti me ministrin Herbert Kickl. Kancelari Kurz ka bërë të ditur, se do të zërë postet e ministrave me ekspertë, shumica funksionarë të lartë. Por po duket qartë, se kjo qeveri nuk do ta ketë më shumicën në parlament, dhe nuk ka për t’i mbijetuar mocioneve të votëbesimit që janë planifikuar në parlament. Presidenti i vendit mund të ngarkojë në këtë rast krerë të tjerë partish me krijimin e një qeverie të përkohshme.

Socialdemokratët e SPÖ do duan të hakmerren për kalimin në opozitë të detyruar nga ÖVP, ku ata ende nuk po rimëkëmben dot edhe me kryetaren e re të partisë, Pamela Rendi-Wagner. Të Gjelbrit pas ndarjes, nga viti 2017 nuk janë më pjesë e parlamentit, dhe shpresojnë të rikthehen. E sigurtë është deri më tani një gjë: Balancat e brendshme politike në Austri pas videoskandalit kanë ndryshuar tërësisht.

Otmar Lahodynsky është gazetar austriak, redaktor në revistën informative, “Profil”/ DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekspertët: Lajeni maskën tuaj çdo ditë, rrezikoheni nga shumë sëmundje

I vendosim ato në fytyrë çdo ditë, qeshim, teshtijmë, dhe i ndotim me spërklat tona të pështymës. Pastaj i futim në çantë ose në...

“Nga jetesa në Zvicër, tek flirti me djalin që shpenzon 10 mijë euro nata”

Shqipe Hysenaj është vajza e cila ka marrë shumë vemendje në emisionin “Përputhen” dhe në rrjetet sociale, për shkak të sjelljes së saj. 28-vjeçarja...

Ndërpritet Vettingu/ Një anëtar i KPK me koronavirus

Koronavirusi ka marrë një shtrirje të madhe në tërë territorin shqiptar. Numrat e të infektuarve gjatë tre ditëve të fundit, kanë shtuar frikën për...

2 vite nga vrasja në Bularat/Kunati: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën Evropiane

Sot në ceremoninë përkujtimore të Kostandinos Kacifas, përpos familjarëve merrnin pjesë dhe përfaqësues të Omonia-s, ndërsa ai që ka folur ishte kunati i Kacifas,...

Macron: Franca do përballet me koronavirusin deri verën e ardhshme

Me ardhjen e vjeshtës dhe virozave të stinës, u vu re një shtim edhe të infektuarve. Ulja e temperaturave ka ndikuar drejtëpërdrejtë në fluksin...