E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra

Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Pas tërmetit 6.6 ballësh në 30 tetor, një tjetër lëkundje e fortë është ndjerë në Turqi.

Sipas mediave turke, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter ka goditur pak më parë zonën e Malatyas.

Sipas raportimeve nga autoritetet turke, tërmeti ka qenë me një thellësi 6.94 kilometra, ndërsa lëkundjet kanë bërë që njerëzit të dalin të tronditur në rrugë. Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, por as për dëme materiale. Këtë fakt e ka vërtetuar edhe kryetari i bashkisë Malatya, Selahattin Gürkan.

Në muajin tetor, një tërmet me magnitudë 6.6 ballë tronditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në orën 14:51 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 16.54 kilometra.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...