Dje, gjatë konferencës me mediat, kryeministri Rama shpërtheu në debat me një gazetar. Ai e dënoi, duke i thënë se do e dërgojë për tre muaj për “riedukim”. Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, pasi kryeministri Edi Rama ka “dënuar” me tre muaj riedukim gazetarin Klevi Muka, pasi nuk i pëlqeu pyetja që i drejtoi gjatë konferencës për mediat.
Deputetja Açka thekson se Edi Rama dikur ishte njeriu që është rrahur për fjalën e lirë, e ndërsa sot është kthyer në harbutin e mediave.
Statusi
E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.
Në solidariteit me gazetarët!
Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar Statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.
Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.
Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës.