Kreu republikan Fatmir Mediu ka djegur mandatin e deputetit. Burime të SYRI.net bëjnë të ditur se në këto momente, z. Mediu ka djegur mandatin, duke i’u bashkuar kolegëve të tij opozitarë.
Ai ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel, e për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin e fortë pak ditë më parë.
Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli.