E premte, 22 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

“Një sportiste e përmasave botërore”, Meta dekoron atleten Luiza Gega

Presidenti Ilir Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh”, atleten e njohur Luiza Gega.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se Gega është një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës në Shqipëri.

“Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare, Luiza Gega. Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithë ne! Atletika, shumë e rëndësishme për të gjitha sportet e tjera! ”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Luiza Gega bëri histori në Atletikën shqiptare, pasi u bë e para shqiptare e cila u kualifikua në një finale të Botërorit të Atletikës.

Gega u rendit e nënta në garën 3000 metra me pengesa, në kompeticionin e zhvilluar një muaj më parë në Katar. Ajo regjistroi kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat,  duke vendosur kështu  rekordin e ri kombëtar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...