Një shqiptar në planetin Mars, 17 vjeçari fiton konkursin e NASA

Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA ka hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimit se aty do të mund të zhvillohet jeta.

Në mesin e 100 mijë konkuruesve është dhe Bennet Nura, i cili tashmë është përzgjedhur të jetë ndër banorët e parë zyrtarë të këtij planeti, por njëkohësisht dhe shqiptari i parë, nëse në të ardhmen aty do të ketë jetë.

Benneti në një intervistë për RTK-Radio, tha se ai ka 2 pasaporta, një të NASA-s dhe një që mban shtetësinë holandeze, pasi ai jeton në Holandë.

’ Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë që ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë. Pra nëse planeti mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje’’– tha Nura.

Benneti studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së. Ai tregoi edhe mënyrën e aplikimit në NASA për tu bërë banorë potencial në planetin Mars.

”Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA’’,- tha ai.

Me datën 18 Shkurt raketa Atlas V ka mbërritur ne Mars. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të mblidhen mostra, për të parë nëse më herët aty ka pasur jetë. Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, zbriti të enjten, pas një udhëtimi shtatë mujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.