Politikë

“Një shitëse drejton qeverinë”/Ministri estonez ofendon kryeministren finlandeze


               Publikuar në : 12:12 - 18/12/19 B H

Ministri i Brendshëm i Estonisë, Mart Helme ka tallur kryeministren e re të Finlandës, Sana Marin.

Ai e ka cilësuar atë si një “shitëse” duke vënë në pikëpyetje aftësinë e saj për të qenë në krye të këtij posti. Ministri ka kritikuar edhe përbërjen e qeverisë së saj e cila përbëhet nga 4 femra poshtë nën moshën 35-vjeçare.

“Tani ne shohim se si një shitëse është bërë kryeministre dhe se si disa aktivistë të tjerë të rrugës dhe persona jo të arsimuar janë bërë pjesë e kabinetit qeveritar”, është shprehur ai.

Ndërkohë menjëherë ka ardhur edhe reagimi i presidentes së Estonisë, Kersti Kaljulaid, e cila i ka kërkuar homologes së saj finlandeze t’i shprehë faljen e saj kryeministres dhe kabinetit të saj.

Kryeministrja 34-vjeçare ka folur më herët mbi jetën e saj të vështirë, se si ka punuar si një kasiere përpara se të studionte në universitet dhe më pas t’i hynte karrierës si politikane.

Jam jashtëzakonisht krenare për Finlandën. Në këtë shtet një fëmijë i një familjeje të varfër mund të edukohet dhe të arrijë synimet e tij në jetë. Një kasiere mund të bëhet edhe kryeministre”, ka shkruar ajo para disa kohësh në Twitter.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT