E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Një polic u vra/Çuçi: Ky vit do të jetë ndër më të suksesshmit kundër kanabisit

Një polic u vra në Lezhë, por Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se ky vit do të jetë ndër më të suksesshmit në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Ministri Çuçi, duke bërë një bilanc të situatës tha se lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit, ka shënuar majën. Saimir Hoxha me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, la pas dy fëmijë të mitur. Ministri tha dje se kanë nisur procedurat që Hoxha të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Policia e Lezhës ka arrestuar dy shokët e autorit të vrasjes së Saimir Hoxhës. Në pranga kanë rënë Kristian Sherri dhe Armando Marku, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Lezhës, nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Në dëshminë e tyre ata kanë thënë se në zonë kishin shkuar për të pirë cigare me hashash, dhe nuk kishin lidhje as me parcelën e mbjellë dhe as me ndonjë krim tjetër. Ata akuzohen se kanë qenë në dijeni të armës që mbante me vete Rama, dhe nuk e kanë denoncuar këtë fakt.

“SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos merruni me këtë çështje. Sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut.

E keni gabim, statistika ka, botohen çdo muaj. Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë.

Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna.

Asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit”, tha Çuçi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...