E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Një person me elektrik ndaloi efektivin e FNSH/RENEA në aksion, 15 të shoqëruar

Teksa hetimet vijojnë për gjetjen e autorëve të efektivit Xhulio Prela, tashmë ka ndryshuar edhe dinamika e hetimit paraprak. Xhulio Prela, efektiv i FNSH në Shkodër, është qëlluar me pistoletë TT dhe ka gjetur vdekjen. Drejt tij është qëlluar disa herë, por një plumb e ka kapur në zemër.

26-vjeçari po kthehej nga aeroporti i Rinasit, ku kishte dërguar disa të afërm. Gjatë rrugës në aksin Milot-Lezhë, një person me një dritë në dorë që ka qenë në anë të rrugës, i ka bërë shenje që të ndalonte. Në atë moment 26-vjeçari është ndaluar dhe ka hapur xhamin e makinës, ky dyshohet se është konfliktuar me personin në fjalë.

Në momentin kur ka tentuar të largohet, efektivi i policisë është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër person, që ndodhej në një tjetër makinë, ku njëri nga plumbat e ka prekur në pjesën e gjoksit.

Ai ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në një parcelë rreth 300 metra larg vendit ku është qëlluar. Nga ana e policisë, deri më tani janë shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Gjatë kontrollit të hetuesve, në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri, analiza e të cilave tregoi se është qëlluar me pistoletë TT. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.

Kamerat e bizneseve pritet që të sekuestrohen

Gjatë aksit rrugor ka një sërë biznesesh, kamerat e të cilave pritet të sekuestrohen nga grupi hetimor për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën.

Xhulio Prela nuk ishte njeri problematik

Policia po heton në disa pista në lidhje me ekzekutimin e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Lezhë. 26-vjeçari e kishte nisur karrierën e tij në Lezhë, ku ka punuar rreth dy vite si efektiv i policisë së rendit dhe më pas është transferuar tek forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodres. Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, por prej vitesh ishte zhvendosur dhe jetonin bashkë me familjen në Rrilë të Lezhës. Ai ka qenë me rezultate shumë të mira në Akademinë e Sigurisë, ndërsa nuk ka patur sherre në të kaluarën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...