Riinfektimi nga koronavirusi është gjithmonë prezent. Rasti konkret i përket një 25-vjeçari, i cili është infektuar për herë të dytë. Personi në fjalë është nga SHBA-ja, ndërsa mjekët paralajmërojnë se infeksioni i dytë është shumë më i rrezikshëm se i pari.
Pacienti i infektuar ishte shtruar në spital, pasi mushkëritë e tij nuk merrnin oksigjen të mjaftueshëm për trupin. Ai tashmë është shëruar, ndërsa mjekët nënvizojnë faktin se ri-infektimet mbeten të rralla.
Shkencëtarët thonë se një krahasim i kodeve gjenetike të viruseve që infektuan të riun, tregoi se ato ishin shumë të dallueshme për t’u shkaktuar nga i njëjti infeksion.
“Gjetjet tona sinjalizojnë se infeksioni i mëparshëm nuk mund të të mbrojë domosdoshmërish nga infeksioni në të ardhmen.
Mundësia e ri-infektimeve mund të ketë implikime të rëndësishme për kuptimin tonë të imunitetit Covid-19”, tha Dr Mark Pandori, nga Universiteti i Nevada.