E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Një opsion tjetër për Akademinë e Shkencave

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Nga: Pirro PRIFTI

Prof. Artan Fuga ka botuar një shkrim për rrezikun që i vjen Akademisë së Shkencave nga drejtimi i saj nga politikanët, dhe me të drejtë. Sidoqoftë, problemi i Akademisë së Shkencave është më i thellë. Le ta shohim pak më me hollësi. Po të vlerësojmë se ç`thotë bota perëndimore për Akademitë e Shkencave mund të shohim se ka disa veçori thelbësore, të cilat janë larg atyre që përpiqen të realizojnë sipas reminishencës të kaluarës, të dy korifejtë që i ngjajnë lakuriqëve të natës, të ardhur që nga koha e Partisë së Punës: Prof. Artan Fuga nëpërmjet një platforme revolucionare marksiste leniniste, dhe të projektit konservator të Prof. Skënder Gjinushi.

Sipas Wikipedia, Akademia e Shkencave është një tip i një shoqërie apo Akademie (e cila përfaqëson një institucion special shkencor) që vazhdon të studiojë shkencat, të cilat mundet ose janë jo të bazuara dhe të varura nga shteti. Disa Akademi Shtetërore janë formatuar brenda suazës Kombëtare apo /ose mbretërore në formë honorifike, si p.sh., `Royal Society of London for improving Natural Knoëledge`. Akademi të tjera mund të jenë të tipit të veçantë si Akademia e Arteve ose siç e ka SHBA: `Akademia e Arteve dhe Shkencave`. Tek vendet jo-anglisht folëse, brenda fushave akademike të Akademisë Kombëtare të Shkencave shpesh përfshihen disiplina shkollare të cilat normalisht nuk klasifikohen si `shkencë` – tek vendet anglisht-folëse https://en.wikipedia.org/wiki/Academy_of_sciences.

Në botë ka 111 Akademi të Shkencave dhe këto përfshijnë institute/akademi kombëtare po aq sa edhe grupime rajonale apo globale të shkencëtarëve. Një pjesë e tyre përfshihen në IAP (Paneli Inter Akademik) dhe marrin pjesë në aktivitete si observues. Akademitë e Shkencave luajnë rolin edhe të të ashtuquajturit `Diplomacia e Shkencës`, term i cili është në fakt si përdorim për bashkëpunimin shkencor midis kombeve për t’u adresuar dhe për të ndërtuar marrëveshje bashkëpunimi dhe partnershipi konstruktiv ndërkombëtar.

Megjithatë diplomacia e shkencës është bërë si një çadër për të përshkruar një numër përpjekjesh dhe shkëmbimesh formale ose informale në rang akademik, inxhinjerik, kërkim shkencor,apo dhe teknik (http://www.interacademies.org/36173.aspx).

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Shkurtimisht, Akademia e Shkencave në Shqipëri është themeluar që në vitin 1972 nëpërmjet përpjekjeve të Profesor Aleks Budës, dhe është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 24 anëtarë, akademikë; 10 anëtarë, akademikë të asociuar, 26 anëtarë nderi dhe 1 anëtar nderi i ndarë nga jeta. Akademia deri tani ka patur dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e inovacioneve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet (https://sq.wikipedia.org/wki/Akademia_e_Shkencave_e_Shqipërisë).

Por Historia fillon edhe më herët. Më 8 prill 1940, Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit “Skeanderbeg” si dhe statutin e institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t’i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombëtar sipas mendësive dhe traditave më të mira kombëtare.

Instituti ishte i organizuar në katër komisione kryesore dhe secili prej tyre kishte disa nënkomisione sipas shkencave përkatëse: 1. Shkenca morale e historike; 2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore; 3. Gjuhë dhe letërsi; 4. Arte. Instituti mbante në gjirin e vet 48 anëtarë të përjetshëm që formonin edhe Këshillin e Përgjithshëm me sekretar të përgjithshëm At Zef Valentinin. Kryetar i institutit u zgjodh Ernest Koliqi. Pas viteve `90, Akademia ka qenë në duar jo të sakta dhe është politizuar me këtë Akademi duke anëtarësuar njerëz miq të politikës ose Politikanë (dhe pa përmendur emra) duke degraduar Misionin e saj. Praktikisht Anëtarët e Akademisë disa nga të cilët kanë vdekur deri tani, sipas vetë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë qenë: Adnan Kastrati, mjek; Albert Doja, antropolog; Apollon Baçe, arkeolog; Arben Merkoçi, kimist; Artan Fuga, sociolog; Bahri Beci, gjuhëtar; Bashkim Resuli, mjek; Beqir Meta, historian; Besim Elezi, mjek; Dhimitër Haxhimihali kimist; Eduard Sulstarova, gjeofizikan; Farudin Hoxha, inxhinjer hidroteknik; Fatos Kongoli, shkrimtar; Floran Vila, fizikan

Floresha Dado, letërsi; Gudar Beqiraj, matematikan; Ismail Kadare, shkrimtar

Jani Thomai, gjuhëtar; Jani Vangjeli, biolog; Jorgaq Kaçani, inxhinjer mekanik; Jorgo Bulo, letërsi; Kolec Topalli, gjuhëtar; Muzafer Korkuti, arkeolog; Neki Frashëri, matematikan; Salvator Bushati, gjeofizikan; Teki Biçoku, gjeofizikan; Xhevahir Spahiu, shkrimtar. Anëtarë të huaj (të jashtëm) janë: Alain Ducellier, Francë; Antonio La Pergola, -Itali; Dervish Rozhaja, – Kosovë; Eric Hamp, – SHBA; Idriz Ajeti, -Kosovë; Ferid Murati, – SHBA, Mark Krasniqi, – Kosovë; Rexhep Qosja, -Kosovë; Victor A. Friedman, SHBA; Titos Jochalas, Greqi (https://sq.wikipedia.org/wiki/Akademia_e_Shkencave_e_Shqipërisë). Problemi qëndron se Akademia e Shkencave siç e thashë më lart ka rënë në duar, të cilat kërkojnë të personalizojnë dhe të bëhen pronarë të një institucioni gjithë Kombëtar Publik, duke vendosur rregulla për të tjerët dhe duke hapur autostradën për politikën dhe miqtë e tyre.

Në këtë mënyrë, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë do t’i kthehet avazit të vjetër që do të përfundojë vetëm në rrogat e pensionistëve dhe të miqve të pensionistëve me apo pa kontribut, duke lënë pas dorë ushqyesin kryesor të Akademisë: universitetet publike dhe privatë të Shqipërisë.

Qoftë platforma e Prof. Artan Fugës, qoftë platforma e Prof. Skënder Gjinushit kanë disa boshllëqe që mund të jenë të qëllimshme, ashtu siç ndodh rëndom kur bëhen projekte apo platforma. Po të shohësh dy nenet e Fugës, të cilat për mendimin tim nuk janë aspak korrekte dhe kufizojnë e kondicionojnë ata që do të vijnë dhe ata që janë si Neni 14: Zgjedhja e “Antarit të Akademisë të Shkencave dhe Novacionit Teknologjik” dhe Neni 15: Kriteret e përgjithshme të kandidimit për “Antar i Akademisë të Shkencave dhe Novacionit Teknologjik, tregon se ndoshta në dukje shihen si dy platforma të ndryshme me njëra tjetrën në fakt në përmbajtje janë njëlloj. Të dyja synojnë miqtë dhe jo shkencën, të dyja shikojnë rrogën dhe jo kërkimin, të dyja kondicionojnë veprimtaritë.

Të paktën të kishin marrë një konsulencë nga e kaluara e vitit 1940, ashtu si e kishte formuluar Ernest Koliqi krijimin e Institutit.

Pavarësisht se sugjerimet e mija janë krejtësisht formale dhe nuk kane për t’u marrë parasysh siç ndodh rëndom, po paraqes disa probleme të parregulluara siç e thashë dhe më sipër, si tek draft ligji i Gjinushit ashtu dhe tek platforma e Fugës:

  1. Askush nuk mund të jetë Anëtar i Akademisë së Shkencave pa u bërë një seleksionim përfshi Prof. Gjinushin dhe Prof. Fugën. Anëtaret e Akademisë së Shkencave duhet të seleksionohen dhe të përzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit, përfshi dhe rekomanduesit, pra nëse e meritojnë të rrinë.
  2. Numri i Akademistëve duhet të jetë në proporcion me fushat që do të përfshijë studimi dhe Kërkimi Shkencor dhe Akademik:

Historia – 10 Akademistë; Gjuha-Filologjia – 10 Akademistë; Shkencat Natyrore – 5 Akademistë; Shkencat Mjekësore – 2 Akademistë; Shkencat inxhinjerike+ Fizika&Matematika – 5 Akademistë; Religjioni – 3 Akademistë.

– Rrogat duhet të jenë nga universitetet përkatëse+ buxhet shteti.

  1. Kriteret për t’u bërë anëtar i Akademisë duhet të jenë strikte dhe jo për të zënë vendet bosh. Kush i ka zënë vendet plot? Pra Anëtarët e Akademisë duhet të përzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit. Kriteret mund të jenë:

– Anëtar Akademie Nderi p.sh., mund të jenë të gjithë Rektorët aktualë dhe ata që kanë qenë.

– Anëtar Akademie mund të bëhet ai Profesor që ka kontribut në fushën e tij por edhe në fusha të tjera dhe që ka bërë tekste mësimore, artikuj. Sasia dhe cilësia mund të përcaktohen.

-Nuk ka përse të ketë Akademik të Asociuar por mund të ketë Bashkëpunëtorë të Akademisë për fusha të caktuara.

– Rendësi ka në përzgjedhje dhe Etika&Morali.

  1. Nuk mund të bësh anëtarë të Akademisë së Shkencave Grupe Rinore, në një kohë që profesionistëve u kërkon titujt.
  2. Modalitetet e tjera të jenë honorifike dhe jo egzekutive.
  3. Akademistët të konfirmohen nga Presidenti i Republikës.
  4. Nuk duhet të ketë neologjizma si `Akademik i Associuar` por bashkëpunëtorë kërkimorë shkencorë.
  5. Akademia e Shkencave duhet të jetë ose vetëm në një fushë në të cilën ka aktivitet shkencor ose në disa fusha të veçanta.
  6. Akademia mund të përfshijë dhe funksionin honorifik.

Shpresojmë që këto opsione të merren parasysh.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...