E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

Një letër që ende nuk e ka shkruar Edi Rama  

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Nga: Kim Mehmeti

Kryeministri i Shqipërisë i shkruan letra opozitës dhe duket sa nuk e ka shkruar letrën më të sinqertë që ua ka borxh shqiptarëve, e nëpërmjet të cilës do ua thotë të vërtetën se gjithë këto vite ai është tallur me ta. Dhe, pse të mos shkruajë letra kur kaluan gjashtë vite e shqiptarët nuk ia dolën ta ‘lexojnë’ të vërtetën se vendi ende drejtohet dhe kontrollohet nga ‘mafia’ leniniste e enveriste dhe se Kryeministri i sotëm i Shqipërisë është vetëm i ‘deleguari’ i kësaj ‘mafie’.

Pasi i dështoi copëtimi i vendit, Presidenti i Kosovës vazhdon të tallet me popullin e vet, duke e argëtuar tani me idenë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe, pse mos tallet me ne që na ka mbërthye heshtja, me çka i ngjajmë ne mendjelehtë që nuk e kanë kuptuar se kanë rënë në duart e disa ‘komandantëve’ të deridjeshëm, e politikanë të sotëm, që duan t’u takojë edhe lavdia e djeshme edhe pasuria e sotme, e të cilët nuk e kanë kuptuar se kur je injorant dhe i pavlerë, si dhe kur ‘lavdinë’ e djeshme e përdor si ‘kartë-kredie’ për ta mbuluar hajninë dhe për ta blerë të sotmen politike, herdo-kurdo ‘kartela’ të zbrazet dhe përballesh me të vërtetën se nuk ka pasuri apo pushtet, që ta mbulon ‘varfërinë’ morale dhe njerëzore.

Pas thuajse dy dekadave vasalizëm ndaj partive maqedonase dhe, pas një dekade pjesëmarrje në regjimin antishqiptar VMRO-BDI, Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëron ‘veting’ për funksionarët e saj, me qëllim që të largohen të korruptuarit dhe ata që kanë lidhje me krimin, duke vazhduar kështu me përbuzjen e intelegjencës së shqiptarëve të Maqedonisë! Dhe, mbase ka të drejtë të sillet me mospërfillje ndaj popullit të vet, sepse shqiptarët e këtushëm shkelën mbi çdo gjë të vlefshme që kishim, duke e lënë fatin e vet në duart e banditëve partiakë që lejuan të ndodhë ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun Aliut me shokët, rasti i Kumanovës…, e që sot lëvdohen se janë pjesë e ‘qeverisë reformuese’, dhe që paturpshëm shtiren se nuk e dinë se i prodhoi, i forcoi dhe i bëri të pushtetshëm regjimi kriminel DPMNE-BDI!

Po pra, shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si Kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten! Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individë me të meta fizike e mendore, me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan. Pra, si të tillë ata çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politikë, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre. Politikanët e tillë ia dolën që paturpësinë, papërgjegjësinë dhe krimin t’i ngrenë në ‘vlera’ politike, me çka debatin politik e zbritën në rrafshin e zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordelle.

Lexo edhe :   Rama-Metës: S'ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve
Lexo edhe :   Riatdhesimi i fëmijëve nga kampi Al-Hol, Rama takohet me gjeneralin Abass

Dhe, ndodh që politikanët e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotik për perëndimorët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendin që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ato të qenit besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin!

Shqiptarisë nuk i mungojnë as burrështetas të llojit të Presidentit të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private. Dhe, duke e konsideruar vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshëm për popullin, por parajsë për të afërmit e tyre. Nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI-së, të cilët besojnë se posa e vë kravatën e politikanit, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës!

Dhe politikanët e tillë jo vetëm që e marrin në qafë popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: t’u takojë edhe lavdia edhe hajnia! Thënë shkurt e shqip: ‘Shqipëritë‘ tona ende drejtohen dhe kontrollohen nga ‘mafia’ leniniste e enveriste, ato kanë përplot politikanë që duhet mjekuar e jo votuar, që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë, atyre me ligj t’u ndalohet të merren me politikë!

Dhe, kjo duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimorë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...