Deontay Wilder është një kampion i madh në boks, pasi mban një rekord të pabesueshëm me 40 ndeshje të zhvilluara dhe po aq të fituara, ku 39 pre tyre janë me KO. Por ajo që ka befasuar më shumë publikun ka qenë deklarata e tij ditët e fundit ku u shpreh se: “dua një kufomë në ring për rekordin tim”. 32-vjeçari prej kohësh është duke kërkuar një duel me boksierin britanik Anthony Joshua.
Joshau i cili të shtunën në mbrëmje u bë një ndër boksierët më të suksesshëm të kohës, pas titujve WBA, IBF dhe IBO, arriti të merrte edhe WBO kundër Joseph Parker.
I pyetur pas kësaj fitoreje për deklaratat e Wilder, Joshua është përgjigjur: “Wilder është Wilder, unë nuk dua një kufomë në rekordin tim. E them lutjen time të shkurtër në fillim të ndeshjes, lutem për sukses dhe për shëndetin e kundërshtarin. Lutem që ai të jetë shëndoshë sapo të largohet nga ringu.” Kjo deklaratë e Joshua është përshëndetur pasi është tregues si ai nuk është vetëm një sportist, por edhe njëri i madh.