E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Një i vd*kur dhe tre të plagosur për ullinjtë, arrestohet autori i tretë

Falë ndërmjetësimit të policisë, është vetëdorëzuar në polici personi që vrau kushëririn e plagosi anëtarët e tjerë të familjes për pronat dy ditë më parë. Një sherr për pronën është kthyer në ‘mollë sherri’ ku dhe u vra Romeo Hasalla, 30-vjeç. Sipas policisë, autori i ngjarjes Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici, vetëm pas ndërmjetësimit të drejtorit të Policisë së Fierit, Ferdinand Mara. Autori i ngjarjes ndodhet në komisariatin e Lushnjes.

“Në vijim të punës intensive dhe kontrolleve të pandërprera që prej mëngjesit të datës 29.07.2021 deri ditën e sotme, në banesa dhe në zona ku dyshohej se mund të ishte fshehur autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, K. H., 49 vjeç, banues në Garunjas, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla, pas një konflikti për tokën, që duket se ka vite që ka nisur, kanë qëlluar me armë gjahu xhaxhain e tyre dhe tre djemtë e tij. Për pasojë, Shuaip Hasalla dhe dy djemtë e tij, Laert dhe Emiljano Hasalla kanë mbetur të plagosur, kurse djali i tretë, Romeo Hasalla ka ndërruar jetë.

Si nisi konflikti?

Konflikti për pronën ka bërë që dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla, 31 dhe 33-vjeç të qëllojnë me armë gjahu çifte mbi xhaxhanë dhe tre djemtë e tij, Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe Romeo, Emiljano dhe Laert Hasalla. Nga të shtënat me armë gjeti vdekjen Romeo Hasalla, ndërsa kanë mbetur të plagosur babai i tij dhe dy vëllezërit e tjerë. Aktualisht të plagosurit ndodhen në spital, dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dy familjet janë kushërinj me njëri-tjetrin, dhe konfliktin për tokën e kanë pasur prej vitesh.

Disa ditë më parë janë konfliktuar verbalisht, ndërsa mëngjesin e datës 29 korrik, situata ka marrë përmasa tragjike. Viktima Romeo Hasalla, baba i dy fëmijëve të mitur kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.

Nëna vajton të birin: I raft zjarri tokës

Konflikti mes kushërinjve të parë në Lushnje, përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Shkak për këtë ngjarje ishin ullinjtë. Nëna e viktimës, duke vajtur humbjen e të birit u shpreh se djemtë e kishin mbjellë me ullinj, dhe konflikti me kushërinjtë nisi për prishjen e tyre.

“Ajo është tokë-shtet, i raft zjarri. Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej që ka mbjellë çuni”, tha mes lotësh nëna e viktimës. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...