Të Gjitha

Video/Një gënjeshtër tërhoqi SHBA në Luftën e Gjirit, kundër Irakut të Sadam Huseinit

               Publikuar në : 13:17 - 12/02/19 marsela

Një luftë ka gjithnjë nevojë për arsye të forta, por edhe për mbështetje nga opinioni publik. Në gushtin e vitit 1990, Iraku sulmoi dhe pushtoi vendin e vogël fqinj, Kuvajtin. Komuniteti ndërkombëtar e denoncoi agresionin e Sadam Huseinit, por po hezitonte të ndërhynte. Emigrantët kuvajtjanë në SHBA, paguan një kompani të marrëdhënieve me publikun, për të lobuar në mbështetje të një ndërhyrjeje ushtarake.

Pas disa konsultimeve “Hill & Knowlton”, vendosi të trajnojë vajzën 15-vjeçare të ambasadorit të Kuvajtit në Uashington. Ajo duhej të pretendonte se ishte infermierja Nayirah, dhe të dëshmonte se ushtarët irakianë kishin mësyrë nëpër maternitete, duke marrë inkubatorët, dhe lënë qëllimisht të vdesin foshnjet e lindura para kohe.

Dëshmia e saj para Kongresit Amerikan, tronditi të pranishmit, dhe shënoi një pikë kthese në fatin e atij konflikti. Kongresi dhe më pas Senati, e autorizuan presidentin Xhorxh Bush të përfshihej në Luftën e Parë të Gjirit Persik, që u mbyll me çlirimin e Kuvajtit dhe distafën e rëndë së Irakut. Për shërbimet e tij “Hill & Knowlton”, mori rreth 12 milionë dollarë. Ndërkohë pas investigimeve të gjata, mediat kryesore në SHBA por edhe agjencitë e njohura humanitare,  e cilësuan këtë dëshmi si një mashtrim të pastër.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT