E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Një fitore që Tuchel-i nuk do ta imagjinonte kurrë kur mbushte birra në banak

Sa herë keni dëgjuar dhe ju një histori që fillon me klasiken “Do isha bërë kampion, vetëm se u dëmtova …”.

Kështu fillojnë pak a shumë historitë e të gjithë atyre që takon në kalçeto ose që e kanë lënë futbollin.

Fillimi i rrugëtimit të karrierës së Thomas Tuchel-it i jep jetë në mënyrë të përsosur këtij skenari: një fillim premtues në karrierën si mbrojtës qendre në divizionin e tretë gjerman, më pas dëmtimet dhe tërheqje e detyruar.

Në moshën 26 vjeçare, ëndrrat zhduken dhe Thomas fillon të punojë në një lokal për të financuar studimet e tij.

Por një episode dhe historia ndryshon, kur ish-menaxheri i tij i SSV Ulm Ralf Rangnick e thërret për të trainuar ekipet e të rinjve të Stuttgartit.

Ishte pika e kthesës, në 9 vjet ai arriti në Bundesligë.

Në fillim duke ndjekur një kthesë të çuditshme fati, rrugën e Jurgen Klopp-it: fillimisht në Mainz, pastaj në Dortmund.

Gjithmonë e ka theksuar qasjen e tij pothuajse shkencore karshi futbollit me vëmendje të fiksuar ndaj statistikave dhe dietave së lojtarëve.

Një gjë për të cilën gjithmonë e kanë kritikuar ka qenë mungesa e ndjeshmërisë ndaj lojtarëve të tij.

Pika më e dobët e kësaj “strategjie trajnimi” do të vinte në takimin e parë pas sulmit ndaj autobusit të Borussia Dortmund-it në të cilin disa lojtarë u plagosën.

Gazetari Pit Gottschalk në librin Kabinengeflüster (“Shkrime të dhomës së zhveshjes”) tregoi për një takim midis menaxherëve, trajnerit dhe ekipit gjatë të cilit disa lojtarë treguan se ishin ende të tronditur nga sulmi.

Tuchel gjatë takimit pati idenë e gabuar t’i drejtohej klubit duke thënë:

“Si mund ta mposht Bayernin me këtë grupim shoqesh?”.

Lexo edhe :   Champions/ Shorti i plotë i raundit të parë. Uzuni mund të presë Prishtinën

Është e vetëkuptueshme që kjo shënoi një përçarje të pariparueshme me lojtarët dhe aventura në BVB përfundoi pa lavdi.

Në shumë mënyra, e njëjta mungesë ndjeshmërie me lojtarët ishte baza e shkarkimit të tij nga PSG, menjëherë pasi udhëhoqi parizienët në finalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Një pushim i komunikuar me pak fjalë të thëna nga Leonardo në një takim të shkurtër.

Mund të ketë qenë një ndalesë e keqe për karrierën e tij, por Tuchel nuk do të mbetej pa stol për shumë kohë: Chelsea e mori në vend të Frank Lampard-it.

Dhe nëse askush nuk dyshonte tek cilësitë e tij teknike / taktike, kishte shqetësime pikërisht për menaxhimin e skuadrës.

Lexo edhe :   UEFA i beson Shqipërisë organizimin e ndeshjeve të Champions-it

Është pikërisht nga pikëpamja njerëzore pjesa ku trajneri gjerman i befason të gjithë.

Ai menjëherë krijoi një ndjenjë të mirë me mjedisin: nuk e kritikoi asnjëherë punën e Lampard-it, përkundrazi ai nuk humbi asnjë mundësi për t’i atribuar atij meritat. E ribashkoi grupin duke i dhënë rëndësi ca lojtarëve që me Lampardin ishin në “qoshe të magazinës” si Azpilicueta dhe mbrojti edhe nga kritikat më të forta Havertz-in dhe Werner-in.

Afrimi i Tuchel-it “të ri” rezultoi menjëherë i duhuri për Chelsean.

Pra, një afrim i duhur për ta çuar skuadrën në majë të Evropës me një ekip të bashkuar, kompakt, i cili shpesh e ngre ndeshjen në një ritëm shumë të lartë dhe që, për herë të parë bën që një mbrojtje me 3 të fitojë Ligën e Kampionëve.

Një fitore që Tuchel-i nuk do ta imagjinonte kurrë kur pas banakut që mbushte birra u tregonte njerëzve historinë e zakonshme që fillon me “Po të mos isha dëmtuar …”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...