Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një eurodeputete që gënjen pa pikën e turpit!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Një eurodeputete që gënjen pa pikën e turpit!

Nga Mentor Kikia/ Ja çfarë lexoi para Parlamentit Evropian një politikane e çmendur. Duhet të jetë vërtet e çmendur. Eleni Theocharous, eurodeputete qipriote, si rrallë ndonjëherë një politikan në një forum evropian, gënjen në mënyrën më të pacipë. Shpif në mënyrën më të paturpshme.

“Qeveria shqiptare më shpalli person të padëshirueshëm, sepse mbroj të drejtat e njeriut të pakicës greke, të cilat janë shkelur nga regjimi shqiptar, dhe që jetojnë në një klimë terrorizmi dhe spastrimi të heshtur. Të drejtat e grekëve janë shkelur nga shteti shqiptar përmes frikësimit, ndërsa të drejtat e tyre arsimore dhe përdorimi i gjuhës greke janë të persekutuar sistematikisht. Disa ditë më parë shqiptarët vranë Konstandinos Kacifa sepse ngriti flamurin grek”.

Kacifas, moj zonjë, nuk u vra sepse ngriti flamurin grek në fshatin e tij të lindjes, pasi Bularati, nuk kishte asnjë gur të pambuluar me flamuj grekë, dhe këtë e patë edhe ju vetë atë ditë, ndërsa thërrisnit kundër shqiptarëve, si një ekstremiste ordinere. Kacifas, në vend të flamurit, mbante në dorë një automatik dhe qëllonte në tym, dhe Zoti deshi që të mos kishte të vrarë as nga banorët e fshatit, as nga policia.
Grekë dhe shqiptarë, jetojnë paqësisht në Shqipëri. Këtë e dimë të gjithë ne. E dinë më mirë se ne, vetë minoritarët grekë. E dinë edhe përfaqësuesit politikë të tyre në Tiranë, të cilët bëjnë denoncime për shkeljen e të drejtave të grekëve minoritarë vetëm kur u vjen ndonjë telegram nga Athina. Dhe jo më kot, në debatin për të drejtat e minoriteteve që do të mbahet në 28 Nëntor, në kuadër të progres raportit, nuk flitet për minoritetin grek, por për romët, që janë realisht të diskriminuar në Shqipëri, në çdo drejtim.

Na lini të jetojmë të qetë, pasi hallin nuk e kemi me njëri tjetrin, por të gjithë bashkë, shqiptarë dhe grekët që jetojnë në Shqipëri, kemi një halla më të madh. Kemi varfërinë dhe korrupsionin, klasën politike të kalbur dhe qeverisjet që sa vijnë e rëndojnë dorën në të vjedhur. Këtë po, e vuajmë si grekë edhe shqiptarë, dhe po na bëjnë tgë marrim udhët e botës. Nëse atje, në atë parlament, luftoni të na çlironi nga kjo skllavëri, atëherë bëjeni. Por mos ndizni zjarre, mos i jepni armë vlugut të shoqërisë greke, që mendon se Gjirokastra është e pushtuar nga shqiptarët, pasi nuk dinë as histori e as gjeografi.
Atij parlamenti duhet i vijë turp që ka brenda të tillë politikanë!

Tags: e turpitEurodeputetëgënjenpa pikën

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Arena Kombëtare”/Mbulohet 80% e stadiumit, ja kur përfundon (Video)

“Arena Kombëtare”/Mbulohet 80% e stadiumit, ja kur përfundon (Video)

Profecia e Mid’hat Frashërit: Shqipëria do bëhet një kafene e madhe!

Profecia e Mid’hat Frashërit: Shqipëria do bëhet një kafene e madhe!

Foto/Shpenzime të çmendura për jetë luksi, Ronaldo paguan 31 mijë euro për…

Foto/Shpenzime të çmendura për jetë luksi, Ronaldo paguan 31 mijë euro për...







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com