E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq”/Rama flet për skandalin e pagave

Sot është firmosur marrëveshja për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale në vend, mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së mirënjohur amerikane, “Jones International”, drejtuar nga një personalitet i madh i ushtrisë dhe i politikës amerikane. Rama u shpreh se në sajë të bashkëpunimit, do të ngrihet një qendër Kombëtare për Mbrojtjen e Sigurisë Kibernetike.

Në ceremoninë e mbajtur sot për firmosjen e marrëveshjes me “Jones International”, për krijimin e një qendre për sigurinë kibernetike në vend, ai tha se ishte një ngjarje e rëndë, por që ka ndodhur dhe në vende nga më të zhvilluarat.

Rama u shpreh se një aspekt i marrëveshjes ka të bëjë me garancinë se kapaciteti për të dëmtuar nga individë do jetë shumë i kufizuar, dhe se do ketë mure mbrojtëse nga ndërhyrja e individëve.

“Para pak kohe ne patëm një ngjarje të rëndë, rrjedhjen e disa të dhënave personale që lidhen me pagat e punonjësve në Republikën e Shqipërisë. Një ngjarje që ka ndodhur edhe në vende nga më të zhvilluarat, por që na jep mësimin se nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike prej të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur, por janë dhe sulmet nga brenda prej personave të infiltruar, të paguar, qoftë dhe të papërgjegjshëm.

Prandaj e vlerësoj shumë dhe aspektin e marrëveshjes që ka të bëjë pikërisht edhe me garancinë se kapaciteti dëmprurës i individëve do jetë shumë më i reduktuar dhe se një sistem i tërë i rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore në të gjithë rrjetin e njerëzve që merren me shërbimet dixhitale dhe mbrojtjen kibernetike do të vihet në funksion.

Ashtu siç do të vihen në funksion dhe programe të posaçme, për të siguruar se aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do jetë shumë e kufizuar, pasi sistemi do jetë i tillë që do ketë mure mbrojtëse dhe nga ndërhyrja e individëve”, tha Rama.

Lexo edhe :   Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

“Në një farë mënyre, besoj se dalja e të dhënave personale për pagat ishte një e keqe. Nuk erdhi vetëm për keq siç thoshte gjyshja ime, pasi shqiptarët panë me sytë e tyre dhe një problem që sot e kemi më të lehtë ta adresojmë, në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punëdhënësve me shtetin dhe punonjësit ashtu si kundër të gjithë qytetarët përjetuan efektet negative të një sulmi mbi sistemin, ç’ka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur pasi vijnë nga një eksperiencë e freskët dëmtuese dhe sot jam i bindur se kush na ndjek e shikon me lehtësim përfshirjen tuaj në këtë përpjekje të qeverisë shqiptare”, deklaroi kryeministri Rama.

Lexo edhe :   Berisha shkon Prokurori: Jam thirrur nga Rama e jo nga Basha!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...