Politikë

Nisin përplasjet e para për zgjedhjet, ç’po ndodh në bashkitë e djathta në rrethe

               Publikuar në : 17:16 - 12/06/19 S.N

Në një situatë kur Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve vendore, PS-ja prej ditësh vijon të këmbëngulë që ato do mbahen më 30 qershor. Mirëpo që tani përplasjet e para kanë filluar, thënë më konkretisht, bashkitë e djathta në rrethe kanë “shpallur luftë”.

“Newsbomb.al” raporton se një pjesë e bashkive të djathta nuk kanë dhënë lejen për të përdorur ambientet për procesin e numërimit të votave.

Ndërkohë KZAZ-të e rretheve kanë njoftuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë situatë shqetësuese.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe është i dukshëm fakti që tensioni politik që ka qenë prezent këto ditët e fundit në kryeqytet, ka zbritur edhe në rrethe duke e thelluar kështu krizën në vend.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT