Nisi sot “Java Çame” për përkujtimin e 77-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.
Në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej” u vendos parulla “I Love Çamëria” (E dua Çamërinë) dhe të pranishmit mundën të vizitonin ekspozitën “Çamëria ndër shekuj në harta dhe gravura paraqitur nga historianë dhe artistë të kohës”.
Kryetari i PDIU-së, partisë që identifikohet me kauzën e shqiptarëve të Çamërisë, Shpëtim Idrizi postoi në facebook statusin e mëposhtën:
Vijojmë me “Javën Çame”!
Nesër aktiviteti i rradhës do zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar ora 18:00.
“In Memoriam” për ish kryetarin e shoqatës patriotike Çamëria, Hektor Sejko dhe historianin Ibrahim Hoxha, për përkushtimin gjatë jetës së tyre për Çështjen Çame.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mijëra shqiptarë dhe shqiptare u vranë nga grekë të udhëhequr nga Napoleon Zerva.