E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Nishani akuza Bashës: Këshilli Kombëtar nuk e votoi datën e zgjedhjeve të PD-së

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, në lidhje me procesin e zgjedhjeve brenda selisë blu.

I ftuar në ”Vizion Plus”, Nishani u shpreh se Basha gënjeu kur njoftoi se Këshilli Kombëtar e ka votuar unanimisht datën e zgejdhjeve të 13 qershorit.

Sipas Nishanit, Këshilli Kombëtar nuk u lejua nga Basha dhe sekretari Gazment Bardhi, pasi ata thanë se vendimi i takonte vetëm Kryesisë së PD.

Bujar Nishani: “Lulzim Basha gënjën edhe veten e tij kur nuk ka kë të gënjejë tjetër. Njoftoi se Këshilli Kombëtar e ka votuar unanimisht datën e zgjedhjeve, por kjo nuk është e vërtetë. Këshilli nuk e ka votuar fare sepse Basha dhe Gazment Bardhi thanë se ky vendim nuk i përket Këshillit, por Kryesisë. Por edhe Kryesia nuk e votoi unanimisht, pasi Tomorr Alizoti abstenoi, ndërsa Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj thanë se aajo datë nuk ishte e drejtë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...